KKVITI

Policia e Gjilanit takohet me Këshillin Lokal të Cërrnicës flasin për parandalimin e zjarreve dhe të dukurive negative

/ 1 minutë lexim
Fundamenti

Gjilan – Në ambientet e Stacionit Policor në Gjilan, Komandanti i Stacionit Policor Gjilan Major Agim Lipovica së bashku me Njësitin Sektorial dhe të Komunitetit, kanë mbartur një takim me përfaqësuesit e Këshillit Lokal për Siguri Publike të fshatit Cërnicë.

Qëllimi i këtij takimi ishte shqyrtimi dhe diskutimi i çështjeve të sigurisë publike, identifikimi i sfidave aktuale, bashkëpunimi për zgjidhjen e tyre në mënyrë efektive si dhe parandalimi i zjarreve e i dukurive negative.

ARKATANA

Përfaqësuesit e këtij këshilli gjatë këtij takimi shprehen mirënjohje të thellë për bashkëpunimin e ngushtë dhe përkushtimin e Policisë së Gjilanit për adresimin e shqetësimeve të qytetarëve dhe angazhimit të Policisë për krijim të një ambient të qetë dhe sigurt për të gjithë thuhet në njoftimin e policisë së Gjilanit./rajonipress/