Shala drejtuar kuvendarëve gjilanas: Lëreni anash ngjyrimin politik dhe partiak, punoni në interes të përgjithshëm

Gjilan – Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Deputet në Kuvendin e Kosovës nga radhët e Koalicionit për Familjen, kërkon nga Kuvendarit e Kuvendit Komunale në Gjilan, të votojnë buxhetin e komunës. Lëreni anash ngjyrimin politik dhe partiak, punoni në interes të përgjithshëm ka shkruar ajo.
Të nderuar Kuvendar të Kuvendit Komuna Gjilan, gjatë tërë mandatit tuaj ishit të heshtur, vazhduat avazin e vjetër (çka të thotë shefi), nuk ngritët asnjë çështje dhe projekt propozim për Komunën tuaj, nuk iniciuat debat dhe nuk mbajtët premtimin e dhënë ndaj qytetarëve të Komunës prej nga morët votat.
Harruat prej nga vini, harruat se nuk e kishit pozitën e kuvendarit pa ju dhënë besimin votuesi. Mendojeni se një ditë do të dilni prapë rrugës dhe do të buzëqeshni false kinse po i doni qytetarët sa për ti mashtruar prapë dhe t’i merrni votën.
Shpresoj se do të dëshpëroheni edhe ju një ditë për dëmin që po i bëni qytetit tonë me pozitën tuaj të cilin e keni dhe nuk meritoni. Kësaj radhe deri në aprovimin e buxhetit e kam përcjell punën e Kuvendit Komunale edhe si ish Kandidate për Asamblenë Komunale në Gjilan nga radhët e Partisë së Drejtësisë, asnjë nga ju nuk dha ndonjë propozim, as edhe një amendament apo ndonjë projekt që është në interes të qytetit të Gjilanit.
Një praktikë e tillë siç duket do të vazhdojë, duke i injoruar qytetarët dhe duke mos u dhënë rastin për asgjë, duke mos i mbrojt interesat e të deleguarit në këtë rast votuesit, sepse siç duket propozimet e kuvendarit nuk duhet të jenë problem për agjendat e atyre që menaxhojnë me këtë buxhet, dhe si të tillë janë sa për ngritje dore marrje të një page dhe duke i bashkangjitur kësaj drekat dhe darkat në kurriz të qytetarëve.
Siç po shihet ju ka zënë të pa përgatitur dhe pa projekte Ne dimë që qeverisja lokale në Gjilan nuk ka punuar aq sa ka premtuar, përsëri dy tifo klubet më të zjarrta mundem të themi në Ballkan Intelektualet dhe Skifterat, prapë do të mbesin pa stadium edhe për vitin 2025 e tutje për shikuar nga afër klubet e zemrës.
Në fund kam një lutje për ju kuvendar në Komunën e Gjilan, të jeni të vëmendshëm dhe mos vazhdoni më kështu, kontribuoni për qytetin tuaj, jepni maksimumin tuaj për atë që përfaqësoni, bashkohuni për interes të qytetit të Gjilanit dhe qytetarëve të saj, vendoseni qytetarin në rend të parë, lëreni anash ngjyrat politike dhe partiake punoni në interes të përgjithshëm kthehuni asamblesë komunale votone buxhetin jepni rekomandimet tuaj dhe kërkonit llogari ndaj kryetarit dhe qeverisje lokale.
Në fund të nderuar qytetar të komunës së Gjilanit, jemi në fund të përfundimit të fushatës zgjedhore dhe afër 9 Shkurtit.
Mos i Votoni ata të cilët ju kanë gënjyer dhe nuk kane bërë asgjë për Komunën e Gjilanit dhe Anamoravën dhe ata të cilët me votën e tyre kanë provuar të dëmtojnë familjen dhe ata të cilët ishin pro Kodit Civil dhe Pro Doracakut në shkolla sot ata i keni në tubime dhe në kërkim të votës.
Voto 129 Koalicionin për Familjen
Voto nr 27 Mrika Krasniqi Shala – Kandidate për Deputet në Kuvendin e Kosovës