ARKATANA

Maliqi: Alban Hyseni ka devijuar nga planifikimi buxhetor i miratuar nga gjithë këshilltarët komunal në vitin 2024

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Nga ngutia për të bërë projekte në 3D e jo të bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve kryetari Hyseni ka devijuar nga planifikimi buxhetor i miratuar nga gjithë këshilltarët komunal në vitin 2024 thotë Latif Maliqi asambleist nga LDK-ja.

Maliqi tha për rajonipress se LDK është parti institucionaliste dhe botërisht dihet që nuk është bllokuese, por buxheti komunal është i gjithë qytetarëve të Gjilanit pa marrë parasysh subjektin politik që e udhëheq komunën dhe atyre qytetarëve që nuk kanë votuar për këtë qeverisje.

Uji Dea

“Po mund të thuhet se nga ngutia për të bërë projekte në 3D e jo të bazuar në kërkesat dhe nevojat e qytetarëve kryetari Hyseni ka devijuar nga planifikimi buxhetor i miratuar nga gjithë këshilltarët komunal në vitin 2024. Ku mosmenaxhimi i duhur dhe konkret me buxhetin komunal në vitet paraprake 2022, 23 një shumë e madhe e mjeteve prej 2.5 milionë nuk ka mundur të përdoret-investohet në vitin 2023 dhe kërkohet të bartet në 2024 që koha e duhur ishte më së largu maji-qershori i 2024. Deri në fund vit i kemi edhe 3 muaj e gjysmë, që edhe nëse do të ndodhë votimi në kuvend nuk do të ketë kohë të mjaftueshme për t`i realizuar kërkesat e qytetarëve në përmirësimin e infrastrukturës publike. Dhe pra ky mund të konsiderohet një vit i humbur sa i përket plotësimit, përmirësimit të nevojave dhe kërkesave të qytetarëve” tha Maliqi./rajonipres/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.