Fundamenti

Sezoni i jashtëzakonshëm, Fisnik Asllanit i dyfishohet vlera nga Transfermarkt

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Fisnik Asllani ka përfunduar një sezon të shkëlqyer me Elversberg në Bundesliga 2, ku ishte i huazuar nga Hoffenheim.

Sulmuesi kosovar shkëlqeu me 19 gola dhe 10 asistime në 37 ndeshje zyrtare, duke qenë një nga lojtarët më të mirë në Bundesliga 2.

Performanca e tij mbresëlënëse ka bërë që Transfermarkt t’ia dyfishojë vlerën nga 4 milionë në 8 milionë euro.

Pas përfundimit të huazimit, Asllani është rikthyer te Hoffenheim, klubi që zotëron kartonin e tij.

HW

Megjithatë, e ardhmja e tij mbetet e pasigurt, pasi interesimi për 22-vjeçarin është i madh.

Werder Bremen, Fenerbahce, Lille dhe Stuttgart janë ndër klubet që e kanë në listën e dëshirave.

Në javët në vijim pritet të vendoset nëse Asllani do të qëndrojë te Hoffenheim apo do të transferohet drejt një aventure të re. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.