Mario Mitaj kërkohet nga klubi saudit
Mario Mitaj mund të ndërrojë skuadër dhe kampionat gjatë kësaj merkatoje.
Pas paraqitjeve fantastike me Kombëtaren në “Euro 2024”, ofertat për mbrojtësin nuk mungojnë.
Në Rusi raportojnë se ekipi i Karim benzema kërkon shërbimet e talentit kuqezi, përcjellë “Gazeta Express”.
Al-Ittihad kërkon të blejë kartonin e Mitaj, teksa për të janë premtuar miliona euro.
Lokomotiva e Moskës për të lënë të lirë 20-vjeçarin kërkon mbi 7 milionë euro, shifër kjo që pritet të mos jetë problem për ekipin arab.
Mbetet të shihet se çfarë do të ndodhë në ditët e ardhshme, teksa vlen të theksohet se dhe Juventusi ka interesim për Mitajn./GazetaExpress/