Uji Dea

“Serbia kundërshtari ynë direkt”, Hysaj: Të gjithë e mbajnë mend ndeshjen e Beogradit, fitoren e kemi vetë në dorë

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke e cilësuar Serbinë një kundërshtare të fortë, mbrojtësi Elseid Hysaj, u shpreh se Kombëtarja shqiptare duhet të fitojë tre pikë në ndeshjen Shqipëri-Serbi, që luhet të shtunën në Arenën Kombëtare.

Kjo është ndeshje e rëndësishme sepse serbët janë kundërshtarë direkt me ekipin tonë, tha Hysaj në konferencën e sotme për shtyp.

Ai kujtoi edhe ndeshjen e disa viteve më parë në Beograd dhe theksoi se në 7 qershor duhet të ruajmë qetësinë dhe të luajmë për fitore, shkruan tch.

“Të gjithë futbollistët janë të përqendruar, e dimë që kjo ndeshje shumë e rëndësishme, si për ne, dhe jashtë futbolli, ka shumë tifozë që po e presin këtë ndeshje. Normal që kam folur me disa lojtarë për lidhjet tona që kemi pasur, edhe për ndeshjet e kaluara që kemi luajtur bashkë. Të gjithë e dinë historinë e Shqipërisë. Thjesht kam thënë të jemi sa më të qetë dhe të bëjmë ndeshjen më të mirë në fushë.”

ARKATANA

“Është ndeshje e veçantë, por futbolli, duhet hyrë në fushë me qetësi dhe të bëjmë më të mirën për të marrë 3 pikë. Të gjithë e kanë parë ndeshjen që kemi luajtur ne aty. Nuk është imazh i bukur për futbollin. Nuk duhet të ndodhë ashtu si në atë kohë. Është ndeshje shumë e rëndësishme, luajmë për shtetin, kombin, nëse ne fitojmë mund të jetë krenari e madhe për ne. Duhet të jemi të qetë, që ta kuptojmë, duhet të mendojmë se jemi futbollistë, për të kënaqur tifozët dhe për të fituar.”

“Unë u riktheva nga dëmtim që kisha. Tani ndihem shumë mirë. Të gjithë mirë, është fundi i kampionatit, ndoshta mund të jemi të lodhur, por nuk besoj, kam parë çunat në stërvitje, të gjithë të përqendruar. Është ndeshje e veçantë, që duhet ta luajmë me zemër dhe shpirt, mund të jetë tifozeri e zjarrtë, por të jemi të qetë.”

“Trajneri bën punën e tij, gjithmonë na mban me mendimin që të jemi sa më të qetë, mos ta marrim me presion këtë ndeshje. Jemi të rritur ta kuptojmë rëndësinë e ndeshjes. E dimë që Serbia ka lojtarë të fortë, kemi luajtur kundër tyre në Seria A dhe jashtë. Dhe ato e dinë për ne, që mund të luftojmë dhe ta fitojmë atë ndeshje.”

“Të gjitha ndeshjet e grupit janë të rëndësishme, por kjo ndeshje direkte për ne. E dimë që Anglia shumë e fortë, që nëse fiton ose barazon mrekulli, por kundër Serbisë mund të luajmë letrat tona shumë mirë dhe të kemi mundësi për ta fituar ndeshjen.”

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.