Mobi Casa

Zymer Bytyqi gjen golin e parë në Bullgari – ylli kosovar u fut në pjesën e dytë për të shënuar në fund të takimit

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Sulmuesi kosovar Zymer Bytyqi, ka gjetur golin e tij të parë që prej transferimit në Bullgari tek gjiganti CSKA Sofia.

Bytyqi u transferua tek CSKA Sofia në shtator të këtij viti si lojtar i lirë meqenëse deri atëherë kishte qenë pa klub.

Kjo ishte paraqitja e pestë e 28-vjeçarit me fanellën e CSKA Sofias ku edhe erdhi goli i tij i parë.

Ekipi i tij këtë javë kishte punë në udhëtim tek Lokomotiv Plovdiv në kuadër të javës së 14-të në elitën e futbollit bullgar.

Fundamenti

Bytyqi në këtë takim u inkuadrua në pjesën e dytë në minutën e 78-të duke arritur të shënojë gol në minutën e 92-të për rezultatin 2-2.

Pas këtij barazimi CSKA Sofia shkon në kuotën e 14 pikëve dhe momentalisht mban pozitën e 10-të në renditje.

Golin e Bytyqit mund ta ndiqni nga minuta 5:19./Telegrafi/