Mobi Casa

Selver Lenjani viziton Shtëpinë e Bardhë, Kongresin dhe Senatin amerikan

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Selver Lenjani përfaqësues nga Karaçeva e Poshtme është ndjerë krenar dhe i lumtur që ka hyrë dhe vizituar institucionet më të rëndësishme të shtetit më të fuqishëm të botës. Mirënjohës deri në përulje popullit amerikan dhe ushtarëve të saj në krye me NATO e shtetet evropiane që na sollën lirinë ka shkruar Selver Lenjani.

Selver Lenjani është aktivisti dhe kontribuuesi më i madh dhe më i palodhshëm i sensibilizimit të problemeve në brezin kufitar.

Ka ecur e vrapuar në çdo institucion të Kosovës, që ta argumentoj me fakte e dëshmi hyrjen e shpeshtë të forcave dhe xhandarmërisë serbe, në brendi të territorit të Kosovës.

Ka dorëzuar qindra kërkesa, apele e peticione në çdo institucion të Kosovës, që mos të lejohet zbrazja e kësaj pjese kufitare.

Së fundit ai ka qëndruar në SHBA, ku edhe ka vizituar Shtëpinë e Bardh në Uashington, kongresin, edhe senatin amerikan.

Njoftimi i plotë i Selver Lenjanit”

ARKATANA

Kënaqësi e madhe për t`i vizitue këto institucione kaq të rëndësishme, ku vendime shumë të dobishme janë marrë e merren posaçërisht për Kosovën, ku rrënjët e lirisë për shqiptarët e Kosovës burojnë nga Amerika.

Kosova dhe populli i saj e ka të ditur fort mirë, se liria e shtetit më të ri në botë, zanafillën e ka nga Uashingtoni zyrtar nga bijtë, e bijat, nga heronjtë e Ushtrisë çlirimtare – UÇK së nga NATO-ja, nga Bashkimi Evropian, nga Këshilli i sigurimit i Kombeve të Bashkuar në Nju Jork, e tëra kjo falë popullit shqiptar që u mobilizua i tërë bashkë, me miqtë ndërkombëtar, me miqtë e Amerikës.

Kuptohet popullin e Kosovës e çliruan nga forcat serbe sllave NATO dhe forcat tjera ndërkombëtare, për çka ne u jemi mirënjohës gjatë gjithë jetës.

Andaj nga zemra Faleminderit Amerikës, duke e bekuar edhe popullin e saj solidar e human.

Populli i Kosovës e donë Amerikën ngase s`kemi jetë pa mbështetjen e saj. Kosova e Shqipëria njëzëri është me SHBA sepse ne e kemi të qartë, se zoti është një, e Amerika e dyta për shqiptarët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.