Uji Dea

Salihu: Jemi të përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Drejtori Drejtorisë për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, Bekim Salihu, ka prezantuar sukseset e Komunës së Gjilanit, në përmirësimin e procesit të ofrimit të shërbimeve kadastrale në prani të Komitetit për Praktika të Mira, të organizuar nga Agjencia Kadastrale e Kosovës.

Komuna e Gjilanit, me përkrahjen e Aktivitetit të USAID-it për Qeverisjen e Pronës, ka hartuar Planin për Përmirësimin e Shërbimeve Kadastrale.

Drejtori për Gjeodezi, Kadastër dhe Pronë, tregoi se kjo ka mundësuar riorganizimin e ofrimit të shërbimeve kadastrale në sportel, rritjen e numrit të stafit që ofrojnë shërbime kadastrale, përmirësimin e kushteve të punës për zyrtarët, blerjen e pajisjeve të reja teknologjike, ndryshime të cilat kanë ndikuar në rritjen e efikasitetit dhe kualitetit të ofrimit të shërbimeve ndaj qytetarëve.

ARKATANA

“Përkundër fluksit të madh të lëndëve gjatë periudhës së verës, për shkak të ardhjës së bashkatdhetarëve, drejtoria ka arritur me sukses t’i kryejë të gjitha shërbimet brenda afateve ligjore”, tha Bekim Salihu.

Drejtori Salihu, tha se Komuna e Gjilanit, vazhdimisht është e përkushtuar për rritjen e kualitetit në ofrimin e shërbimeve kadastrale me qëllim të formalizimit të të drejtave pronësore të qytetarëve./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.