Fundamenti

Rotarakët e rinjë dorëzojnë librat me alfabetin “brail” për fëmijët e verbër

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Gjilan – Me mbështetjen e Komunës së Gjilanit dhe me iniciativë të “Rotary Club Anamorava”, përkatësisht rotarakët e rinjë, i kanë dorëzuar sot Bibliotekës së Qytetit libra me alfabetin “brail”, dedikuar personave me mungesë në të pamur.

Rotarakët e rinjë tash e një kohë përmes aktiviteteve të ndryshme kanë grumbulluar mjete, për t’i sjellur në Bibliotekën e Gjilanit librat me alfabet brail, projekt ky që u mbështet nga kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, UNICEF-Innovation Lab Kosovo dhe biznese të ndryshme nga Gjilani.

Ky projekt u vlerësua si i mirëseardhur dhe i veçantë nga kryesuesja e Kuvendit Komunal, Shpresa Kurteshi – Emini, e cila, duke i inkurajuar të rinjtë për iniciativa të tilla, tha se do të kenë mbështetjen e vazhdueshme të kryetarit të Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri.

Mobi Casa

“Në këto momente patjetër se është e vështirë të gjinden edhe fjalët e veçanta. E vlerësoj edhe aktivizimin e nxënësve për të qenë në krahë të fëmijëve me mungesë të të pamurit. Komuna e Gjilanit dhe kryetari Lutfi Haziri patjetër që gjithmonë i ka mbështetur dhe do të vazhdoj tutje të jetë në krahë të aktiviteteve të tilla. Ju konfirmojmë edhe njëherë mbështetjen tonë në çdo aspekt dhe i mirëpresim gjithmonë këto çështje të tilla që kanë të bëjnë me të rinjët e sidomos me fëmijët në veçanti”, ka thënë kryesuesja e kuvendit, Shpresa Kurteshi-Emini.

Kurse nga ana e tij, Zijadin Hasani, kryetar i Rotary Club Gjilani, tha se ky klub do i mbështet gjithmonë Rotarakët e rinjë, duke i falënderuar ata dhe mentorin Muhamet Halili, i cili, sipas tij, i ka dhënë përkrahje dhe mban gjallë këtë klub.

Ndërsa, Kryetari i Shoqatës së të Verbërve në Gjilan, Bajram Spahiu, e vlerësoi nevojë të domosdoshme këtë ekzemplar me libra, të cilat mundësojnë komunikim dhe edukim për fëmijët./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.