Vendoset gurëthemeli i kujtimit për dëshmorët Shyqeri dhe Mehmetali Ajvazi

Gjilan – Sot në Livoq të Epërm vendosëm gurthemelin e kujtimit për dëshmorët Shyqeri Ajvazi dhe Mehmetali Ajvazi, të cilët ranë heroikisht më 16 prill 1999, teksa shpëtonin të plagosurit, duke u përballur me forcat policore dhe paramilitare serbe pranë magjistrales Duhël – Suharekë ka shkruar Alban Hyseni.
Emrat e dy djemve të familjes Ajvazi janë jetësuar përjetësisht në këtë pllakë, njëjtë si në historinë e bijve më të mirë të Kosovës, që kanë sakrifikuar gjithçka për lirinë që kemi sot. Gjilani është përjetësisht krenar me veprën e tyre.
Lavdi e përjetshme!