GRANDEMALL

Robelli për Alban Hysenin: Për qytetarët, të cilëve kohën ua ke humbur e jetën ua ke vështirësuar, t`i do të mbetesh mishërim i dështimit

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Për qytetarët, të cilëve kohën ua ke humbur e jetën ua ke vështirësuar, t`i do të mbetesh mishërim i dështimit, shembull i nepotizmit e leksion se si nuk duhet të qeveriset Gjilani ka shkruar Kujtim Robelli nga PSD e Gjilanit.

Postimi i plotë:

Albani paska thënë që viti 2025 do të jetë i qytetarëve dhe që po e rikthejnë dinjitetin në Gjilan.

Nga 4 vite mandat, Albani e paska bë zemrën guri e po don 6 muajt e fundit me ia kushtue qytetarëve të Gjilanit. “Legjendë” e kemi Albanin apo jo!? Kryetari i Komunës, 4 vite, çdo ditë, pa përjashtim duhet me ia kushtu komunës, qytetit e qytetarëve – të mirës së përgjithshme.

Për këtë zgjidhet e kjo është pikënisja, e jo e kundërta: sa po bën rahmet kryetari m’u marrë me detyrë e obligime.

Hidromorava

Të bëhemi të sinqertë, të gjithë në Gjilan e dimë që Albani përkushtimin e ka madhështor vetëm kur në pyetje është interesi i tij. Kësaj radhe interesit i ka ardhur koha të emërtohet “zgjedhje komunale” e përkushtimi “fushatë”.

Dinjitetin ia more t`i Gjilanit, o Alban Nofka – se aq shumë nofka i ke bë, saqë nuk po di as qysh me t’thirrë: ‘bir’ po ia lë servilava përreth teje, se aq e keni nivelin në katin e dytë të Komunës.

Për qytetarët, të cilëve kohën ua ke humbur e jetën ua ke vështirësuar, t`i do të mbetesh mishërim i dështimit, shembull i nepotizmit e leksion se si nuk duhet të qeveriset Gjilani.

Gjilanit dinjitetin me ‘hi syve’, pak muaj para zgjedhjeve, për fushatë, nuk mundesh me ia kthye. Dinjiteti Gjilanit i kthehet kur t`i Alban, e merr nën sqetull fotografinë e Albinit, që e mbanë në zyrë, e kokulur liron karrigen e Kryetarit të Gjilanit për të mos u rikthye‘ kurrë më./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.