FITORJA

Robelli: I gjithë mandati i Alban Hysenit, qysh nga fillimi e deri sot, ka qenë i stërmbushur me skandale, e paaftësi udhëheqjeje

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Shkeljet ligjore, çfarëdo qofshin ato, duhet të vlerësohen nga prokuroria, pa marrë parasysh a është dikush Kryetar apo në pushtet. Skandalet politike i kemi në dorë ne qytetarët e Komunës së Gjilanit për t’i vlerësuar thotë Kujtim Robelli nga PSD e Gjilanit.

Opozita në Gjilan vazhdon të mendoj se Alban Hyseni po amnistohet nga organet e ndjekjes meqë ka shumë shkelje e lëshime, e në anën tjetër ende s`ka aktakuzë të ngritur ndaj tij.

Kështu mendon edhe Kujtim Robelli anëtar i kryesisë së PSD-së dega në Gjilan.

FITORJA

Robelli mendon se ka dallim në mes të skandaleve politike, të shtrira përgjatë gjithë mandatit të Alban Hysenit si Kryetar i Komunës së Gjilanit, dhe shkeljeve ligjore.

“Qeverisja e Lëvizjes VETËVENDOSJE! e ka shndërruar Gjilanin në strofull të nepotizmit e vatër të keqqeverisjes lokale. I gjithë mandati, qysh nga fillimi e deri sot ka qenë i stërmbushur me skandale e paaftësi udhëheqjeje. Në njërën anë një parti e paaftë për të udhëhequr, e në anën tjetër një amater politik e i pangopur, as që dinë më mirë se kaq. Por, kjo nuk duhet të shërbej si amnestim.
Shkeljet ligjore, çfarëdo qofshin ato, duhet të vlerësohen nga prokuroria, pa marrë parasysh a është dikush Kryetar apo në pushtet. Skandalet politike i kemi në dorë ne qytetarët e Komunës së Gjilanit për t’i vlerësuar” thotë Robelli për rajonipress.

Robelli mendon se :”Derisa prokuroria t’i përfundoi punët e saja, ne e kemi mundësinë të ndëshkojmë, atë e ata, që Gjilanin e kthyen në zyrë partiake e familjare, që punuar vetëm për leverdi personale e jo për të mirën e përgjithshme të qytetarëve. Vlerësimi i tyre nuk mund të jetë ndryshe, pos ndëshkim në zgjedhjet lokale që po na presin”. /rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.