Molliqaj: Një rajon i tërë ka mbetur peng i përtesës së Liburn Aliut
Gjilan – Thanë që autostrada është thuajse e përfunduar e pastaj që premtimi ishte i gabuar se kryeministri u vu në lajthitje. Sot e asaj dite, plot një mandat dhe autostrada është e papërfunduar, e Anamorava, nëse jo e izoluar, rrezikon jetën në rrugën e vjetër për Prishtinë e pa urë në Badovc ka shkruar dardan Molliqaj kryetar i PSD-së.
“Ministër, t`i edhe përton me fol për autostradën, por ne jo. Të vetmit që u vunë në lajthitje janë qytetarët e Gjilanit, Kamenicës e Vitisë, të cilëve nuk prituat t’ua kapni votën me premtime e mashtrime” ka shkruar Molliqaj./rajonipress/