Riza Fazliu, një emër i veçantë dhe i palodhur i arsimit shqip

Gjilan – Siç dihet, në vitet e ’90-ta e më vonë, populli ynë u përballë me një armik shekullor e barbar, i cili, me luftën e tij vrastare, deshi popullin tonë ta zhbëjë nga faqja e dheut. Përkundër dhunës së egër serbe, populli ynë nuk u gjunjëzua, por luftoi dhe doli fitimtar në luftën e tij të drejtë. Organizoi shkollimin e të rinjve dhe punë të tjera. Andaj, një personazh i kësaj kohe është edhe Riza Fazliu, tash udhëheqës i inspeksionit të arsimit në nivelin rajonal në kuadër të MASH-tit.
Thonë, punët dhe veprat e mira, nuk harrohen. Ato përkujtohen shpesh dhe gjatë. Këto përkujtohen edhe pas vdekjes. Populli thotë: “Njeriu punëtor, bën punë të mira edhe në ditët e vështira”! Pse jo? Njerëzit e tillë janë jo vetëm të veçantë në jetë, por ata bëjnë dritë edhe në kohë të errësirës. Kjo është e rëndësishme. Por, e rëndësishme është edhe fakti tjetër se, këto vepra të mira të një kohe, ruhen në analet e historisë sonë. Jo vetëm kaq.
Siç dihet, në vitet e ’90-ta e më vonë, populli ynë u përballë me një armik shekullor e barbar, i cili, me luftën e tij vrastare, deshi popullin tonë ta zhbëjë nga faqja e dheut. Përkundër dhunës së egër serbe, populli ynë nuk u gjunjëzua, por luftoi dhe doli fitimtar në luftën e tij të drejtë. Organizoi shkollimin e të rinjve dhe punë të tjera. Andaj, një personazh i kësaj kohe është edhe Riza Fazliu, tash udhëheqës i inspeksionit të arsimit në nivelin rajonal në kuadër të MASH-tit.
Riza Fazliu është i lindur më 1960 në fshatin Karaçevë të Kamenicës. Shkollën fillore e filloi në fshatin e lindjes deri në fund të klasës së parë 1968/69, kurse klasën e dytë e vazhdoi në Gjilan pranë Shkollës fillore “Musa Zajmi” gjatë vitit 1969/70. Gjer në vitin 1974-75 kreu klasën e shtatë fillore, kurse në vitin 1975-76, vazhdoi klasën e tetë fillore, ku e kreu në objektin e shkollës së Gjimnazit të vjetër të Gjilanit si nxënës i Shkollës fillore “Selami Hallaqi” të këtij qyteti.
Siç dihet, atë kohë, objekti i ri shkollor në fjalë, ende nuk ishte i pranuar teknikisht, për këtë arsye, nxënësit e shkollës në fjalë, vitin shkollor e mbaruan në objektin e vjetër të Gjimnazit vjetër të këtij qyteti të Anamoravës. Pas kësaj kohe, në vitin1976-77, Riza Fazliu, është regjistruar si nxënës i rregullt në Gjimnazin “Zenel Hajdini”, në drejtimin klasor. Edhe këtë “rang” të shkollimit të mesëm e kreu me sukses të merituar. Në vitin 1979-80 e kryen shkollën e mesme me sukses. Mësojmë se, pas kryerjes së shkollës së mesme, ai regjistrohet në Fakultetin e Arteve në Universitetin e Kosovës, të cilat studime të shkallës së parë i kreu me kohë në SHLP në vitin 1982. Në vitin akademik 1983-84 ka vazhduar shkallën e dytë të studimeve pranë Fakultetit të Arteve në Prishtinë. Dhe, në qershor të vitit 1985 ka diplomuar në degën e Artit në fjalë.
Riza Fazliu, zyrtar i arsimit, për herë të parë ka krijuar marrëdhënie pune si mësimdhënës i kulturës figurative në Shkollën fillore “Ramiz Cërnica” në Cërnicë, në vitin1982/93. Disa orë plotësuese i pati në shkollën fillore të Livoçit të Ultë. Dhe, jo vetëm kjo.
Po ashtu, Riza, në vitin 1986/87 ka vazhduar punën me ditar në dorë në Shkollën fillore “Thimi Mitko” si mësimdhënës i artit figurativ. Ky mësimdhënës punëtor, në tetor të vitit 1995 (para lufte), deri në vitin 1999 (pas lufte), ka qenë i zgjedhur drejtor në shkollën fillore në fjalë. Pra, ishte i pari udhëheqës pas ndarjes së kësaj shkolle qendër të qytetit, i cili studimet nuk i ndali dhe, në tetor të vitit 2008, ka magjistruar në shkencat e historisë së lëndës së artit figurativ. Tani është në përfundim të mbrojtjes së doktoraturës.
Në një bisedë rasti, ai na shtoi edhe këtë se, ka punuar sa ka mundur në të mirë të popullit dhe shkollarëve tanë. “Ndonëse ishte kohë pa kohë, unë gjithnjë kam qenë në veprim për të mirën e arsimit shqip. Krejt çka kemi bërë ka qenë punë me vullnet në mbrojtjen e shkollës sonë kombëtare shqipe. Këtë “fat” e kemi ndarë me popullin dhe fëmijët tanë, të cilët na kanë përkrahur gjer në fund duke mbijetuar dhe mos u gjunjëzuar para armikut shekullor.
Siç dihet, në vitin 2001 jam pranuar nga MASHT-i zyrtar i arsimit në komunën e Gjilanit. Kurse, si shtoi ai, në vitin 2007 jam pranuar udhëheqës i inspektoratit të arsimit në nivel rajonal të Gjilanit, ku edhe sot vazhdoj punën në këtë fushë të dijes e të diturisë. Njëherit, në vitin akademik 2010-11, është angazhuar si mësimdhënës në Fakultetin e Edukimit, qendra në Gjilan. Shkolla fillore “Thimi Mitko”, me emër tjetër, daton nga viti 1954/55, e cila atë kohë, kur punova si mësimdhënës, pati 594 nxënës me 12 paralele nxënësish të kombësive të ndryshme.
”Shihni, shton Riza Fazliu, zyrtar, – atë kohë, drejtor i parë ishte Dragutin Neshiq, kurse z. drejtor ka qenë Nevruz Nura, një mësues i dalluar i arsimit nga Gjakova. Në vitin 1960, me që shtohej numri i nxënësve të kësaj shkolle, është kërkuar nevoja e hapjes së një shkolle të re, ku është hapur edhe shkolla e dytë me emrin që mban tani “Musa Zajmi” në Gjilan. Në vitin 1066/67 drejtor shkolle ka qenë Jashar Jashari, arsimtar nga Gjilani. Po ashtu, në vitin 1072/73, drejtor është emëruar Arif Baftiu nga Gjilani. Ndërsa, në vitin 1977/78, drejtor shkolle është emëruar Desimir Gjogjeviq, kurse z. drejtor që bërë Sherife Rexhepi. Në vitin 1988/89 zv. drejtor i Shkollës fillore “Vuk Karaxhiq” bëhet Ekrem Veseli në vend të Sherife Rexhepit etj.
Jemi në kohën e organeve të dhunshme serbe. U bë ndarja e arsimit shqip nga ai serb. Në fillim të vitit shkollor 1991/92 u mbajt protestë e nxënësve, mësimdhënësve dhe prindërve të të gjitha shkollave të mesme të komunës së Gjilanit. Protestë më e madhe në komunën tonë, lidhur me lirimin e objekteve shkollore , e cila ishte mjaft e organizuar nga masa që percillej nga Shtabi Organizativ i LASH-it. E, udhëheqësit e këtij shtabi, të cilët ishin të njohur për opinionin tonë, të cilët ishin të vendosur në shtëpinë time, aty afër postës në Lagjen Dardania. Këta përcillnin protestën në përgjithësi. Nga maji i vitit 1991, u bë ndërprerja e financimi të punëtorëve arsimorë, ku këtë fat të tillë e pata edhe unë. Më 13 shtator të vitit 1991, janë mbyllur dyert e Shkollës fillore “V. Karaxhiq” për nxënësit shqiptarë. Dhe, në një periudhë pothuajse 3 mujore, qyteti mbeti pa objekt shkollor, ku nxënësit dhe arsimtarët, si një, kanë protestuar para dyerve të shkollës. Prej kësaj situate mjaft të rëndë, më në fund, më 20 janar të vitit 1992 vendosëm që të fillojmë punën në objektin e Shkollës fillore “Musa Zajmi” të qytetit. Atë kohë, kjo shkollë numëronte 1100 nxënës me 50 mësimdhënës.
Siç dihet, më 18 maj të vitit 1992, Këshilli i Arsimtarëve mori vendim dhe kërkoi nga organet legjitime të Republikës së Kosovës të shpallë emërtimin e shkollës në fjalë. Më kujtohet se, me datën 17 qershor të vitit 1992, komisioni për emërtimin e shkollave, që vepronte në Prishtinë, shkollën në fjalë e emërtoi me emrin e Rilindasit tonë shqiptar, “Thimi Mitko” në Gjilan.
Më 1 nëntor të vitit 1995, (kohë para lufte), deri në 6 dhjetor të vitit 1999 (pas lufte), drejtor të shkollës fillore më emëruan mua (Riza Fazliu) në “Thimi Mitko” të Gjilanit. Me të marrë detyrën si drejtor shkolle, kam marrë vendim së bashku me Këshillin e shkollës që administrata pedagogjike e shkollës, e cila ishte për 5 vite e pa mbushur, të rregullohet ku 185 ditarë të klasëve, që ishin shumica nëpër shtëpi të arsimtarëve, të sillen në shkollë dhe suksesi i nxënësve të evidentohet në librat amzë.
Riza Fazliu, inspektor i arsimit, shton se, për herë të parë, në mënyrë madhështore, është festuar, si e pavarur, dita e Shkollë fillore “Thimi Mitko”, më 24 maj të vitit 1997 në oborrin e shkollës “Musa Zajmi” në praninë e gjithë nxënësve, arsimtarëve, donatorëve dhe strukturave legjitime tona, edhe pse ishte një situatë e rëndë politike-shoqërore, që përcilleshim në çdo hap.
Numri i parë i revistës “Bleta” është dalë më 24 maj të vitit 1997 për nder të ditës së shkollës në fjalë. Po ashtu, për herë të parë është nxjerr dhe ka vazhduar të botohet për çdo muaj deri në vitin 1999 një fletë mujore e quajtur: “BULETINI INFORMATIV” shkollor, e cila u shpërndahej nxënësve, arsimtarëve, prindërve për rezultatet e arritura dhe pengesat në shkollë, me qëllim të transparencës së punës në Shkollën fillore “Thimi Mitko” të Gjilanit.
Mandej, për herë të parë, më 21.IX. 1999, është vizituar Shkolla fillore “Thimi Mitko” nga znj. Schiliniger Ingerborg, humaniste, me iniciativën dhe nën përcjelljen e z. Osman Zymberit, për të ndihmuar shkollën tonë.
Një ditë më vonë, drejtoria e shkollës, në emër të nxënësve, arsimtarëve etj., ka bërë një kërkesë me shkrim duke ju drejtuar Ministrisë së Arsimit të Gjermanisë përmes znj. së nderuar Schiliniger, lidhur me përfundimin e objektit shkollor “Th. Mitko”. Kjo kërkesë me shkrim është e datës 22 .IX. 1999, nr. 36/99.
Gjatë periudhës prej 1 .IX. 1995 (para lufte) e deri më 6.12.1999 (pas lufte), kam mbajtur gjithsejtë 47 mbledhje të Këshillit të shkollës dhe kemi nxjerr 15 vendime të natyrave të ndryshme që lidheshin me shkollën në fjalë.
Vlen t’ju jemi mirënjohës të gjithë mësimdhënësve të shkollës “Th. Mitko”, në Gjilan, të cilët punuan me rregull dhe pa hezitim gjatë kësaj periudhe, pavarësisht pengesave që paraqiteshin nga pushteti okupues serb. Për punën dhe entuziazmin e palodhur nuk duhej harruar edhe mësuesen, tani të ndjerë, Nazlije Haziri, e cila ishte kryetare e Këshillit të shkollës. Një falënderim shkon tek udhëheqësit komunal dhe arsimor legjitim për mundin dhe sakrificën e dhënë brenda kësaj periudhe që nuk kursyen as jetën për shkollën shqipe.
Riza Fazliu, shton se, një falënderim i veçantë i shkon drejtorisë së shkollës dhe të gjithë mësimdhënësve “Musa Zajmi”, të cilët e ngushtuan veten vetëm për të na krijuar një hapësirë shkollës “Th. Mitko” të qytetit. Nuk duhet të harrohen edhe qytetarët tanë, të cilët e ndihmuan këtë shkollë në forma të ndryshme, si Tefik Ibrahimi, i cili ishte kryetar i Këshillit të prindërve, nuk kurseu atë që u kërkua dhe dhuroi 35 metra dru, paketa shkumsa për 2 vite, uniformat për kor të shkollës, material elektrik si ndërpresa, poqa elektrikë si dhe rregullimin e binës për nderë të ditës së shkollës në oborrin e këtij institucioni arsimor.
Ka ndihmuar edhe Zija Selmani (modatex), i cili për festa të ndryshme kombëtare dhe fetare, ka dhuruar material për mësimdhënës dhe nxënës të shkollës. Në këtë kohë
ndihmuan edhe Vëllezërit Hamdi dhe Shukri Berisha, të cilët nuk kursyen materialisht për Shkollën fillore “Th. Mitko”. Ndihma kanë dhënë edhe shumë të tjerë qytetarë.
Bie fjala, Shukri Osmani (Meni), i cili çdo aheng festash ishte donator kryesor i kësaj shkolle. Rexhep Hasani (nallbani), e bëri kompletimin e një klase me inventar. Po ashtu, edhe Sindikata e Pavarur e Fabrikës së Radiatorëve, në Gjilan, ka ndihmuar materialisht shkollën në fjalë. Musa Idrizi ka ndihmuar duke përmirësuar gjendjen me saldim të inventarit të shkollës gjatë kësaj periudhe të rëndë mësimore etj. Njëherit, një falënderim i veçantë shkon edhe ndaj atyre që me këtë rast nuk na kujtohen.
Ky ishte rrugëtimi i Riza Fazliut, mësimdhënës i kulturës figurative, ma vonë drejtor dhe zyrtar i arsimit në Gjilan. Në fund i shtuam një fjalë: “Të lumtë, Riza Fazliu!”/tefik selimi/rajonipress/