Kadriu: Ne do të krijojmë një front të përbashkët në shërbim të qytetarëve të komunës sonë

Gjilan – Janë bërë katër vite që kur u ndërtua sheshi i Gjilani u ndërtua në disa pjesë, por që nga ajo kohë mirëmbajtja e këtyre hapësirave publike po mungon ka shkruar Kushtrim Kadriu.
Postimi i plotë:
Sot bashkë me asambleistin Latif Maliqi, aktivistin politik dhe ish- asambleistin Burim Berisha, pjesë të stafit tim dhe të shoqërisë civile si Aktivistja Arjeta Maka, bëmë lyerjen e ulëseve në të cilat ulen qytetarët tanë.
Përkundër faktit që komuna jonë paguan shumë punëtorë për mirëmbajtjen e hapësirave publike, ato nuk po mirëmbahen.
Aksione të tilla me qytetarë vullnetmirë dhe me këshilltarë komunalë do të ketë në vazhdimësi.
Ne do të krijojmë një #front të përbashkët në shërbim të qytetarëve të komunës sonë.