UBT

Riza Abdyli: PDK me qasje konstruktive në Asamblenë Komunale

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Dega e PDK-së e ka caktuar Riza Abdylin që t`i prijë grupit të këshilltarëve në Kuvendin komunal. A është ky fillimi i reformimit të shumëpërfolur në PDK dhe a pritet që Riza Abdyli dhe të tjerët të jenë pjesë e ndryshimeve të mëdha që pritet të bëhen brenda PDK-së së Gjilanit.

Dega e PDK-së në Gjilan kurrë më keq si ka pasur punët që nga paslufta. Pothuajse e ka shuar aktivitetin e saj në tërësi dhe nëse shkohet me këtë logjikë, që vetëm për ngushëllime të takohet dega e PDK-së, atëherë qëndrimin në opozitë duhet ta ketë të gjatë.

Megjithatë PDK-ja ka një grup të mirë të këshilltarëve në Asamblenë Komunale. Riza Abdyli ka marrë besimin që të udhëheq me grupin e këshilltarëve të PDK-së dhe ky veprim i PDK-së po shihet si reflektim pozitiv.

Mobi Casa

Abdyli është optimist se PDK do të ofrojë qasje konstruktive në Kuvend dhe do të jetë në shërbim të qytetarëve dhe të kërkesave të tyre.”PDK ka përvojë në këtë drejtim dhe as ne nuk do t`i zhgënjejmë qytetarët duke qen në dispozicion të tyre dhe duke i trajtuar drejtë dhe me dinjitet të gjitha hallet dhe problemet që kanë ata. Gjithashtu ne do të kemi zero tolerancë ndaj pushtetarëve për të stopuar të gjitha dukuritë negative që mund të ndodhin gjatë kësaj kohe” tha Abdyli.

Abdyli thotë se grupi i këshilltarëve të PDK-së është i përgatitur profesionalisht për tu përballur me të gjitha propozimet dhe vendimet që mund të merren në Asamble. “PDK-ja do ta pasurojë punën e Kuvendit Komunal sepse ka njerëz të aftë e të ngritur për të debatuar profesionalisht për të gjitha sferat e jetës. Është mirë dhe pozitive që kuadrot e reja po përkrahen dhe ky është një rast i mirë që PDK-ja të reflektojë dhe të bëjë edhe ndryshimin e madh dhe të pritur” shtoj ai.

Abdyli është i gatshëm të jap maksimumin në mënyrë që qytetarët të ndihen të barabartë qoftë në prioritete, por edhe në investime./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.