Fundamenti

“Rruga e Prishtinës”, ende në gjendje të mjerueshme

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Hyrja dhe dalja nga Gjilani në drejtim të Prishtinës e njohur edhe si rruga e Pasjakit, vazhdon të mbetet në gjendje të mjerueshme. Qeveria Kurti asnjë hap nuk e ka ndërmarrë për ta finalizuar këtë projekt e nisur në kohën e Qeverisë Hoti.

Në përshkrim të kësaj rruge kanë mbetur vetëm disa puseta të hapura dhe lëshuese për nevojat e kanalizimit ndërsa pjesa tjetër është mbetur shkret.

“Rruga në hyrje dhe dalje të Gjilanit në drejtim të Prishtinës po tregon në gjendje mjerimi të Qeverisë qendrore dhe lokale dhe një paaftësi për ta realizuar këtë projekt të rëndësishëm për Gjilanin” u shpreh Mustafa, një banor që jeton në afërsi të kësaj rruge.

ARKATANA

Murseli qytetar tjetër thotë se rruga e tanishme krijon pasiguri për vozitësit dhe kalimtarët dhe është urgjente të rregullohet.

“Këta të Albin Kurtit ishin njerëz të çuditshëm sepse kudo që kanë prekur e kanë lënë shkret. Vërtet kjo s`është pritur nga Albini sepse kemi besuar në ndryshim, e na doli më i keq se të tjerët” u shpreh Murseli./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.