Kurti vizitoi punimet në rrugën “Hamdi Kurteshi” dhe Stacionin e ri të Autobusëve

Gjilan – Pas vendosjes së gurthemelit të çerdhes së re në rrugën Gjinolli në Gjilan, Kryeministri i Republikës së Kosovës, Albin Kurti, bashkë me Kryetarin e Komunës, Alban Hyseni, vizituan punimet në dy projekte tjera me bashkëfinancim të Qeverisë, që po zhvillohen në qytet.
Fillimisht vizituan vendpunimet e zgjerimit të rrugës “Hamdi Kurteshi” ku rreth 50% të punëve kanë përfunduar.
Kurti kishte marrë pjesë në vendosjen e gurthemelit të këtij projekti me vlerë prej 2.4 milionë euro – prej tyre 2 milionë euro financim nga Qeveria – dhe me rëndësi të madhe për banorët e qytetit e veçanërisht të lagjeve afër.
Nga aty, panë nga afër punimet që kanë nisur për ndërtimin e Stacionit të ri të Autobusëve në Gjilan, i cili do të ketë një hapësirë të gjithmbarshme prej 2,000 metra katror.
Ky projekt është investim në vlerë prej 1 milion euro dhe është bashkëfinancim i Komunës së Gjilanit dhe Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal./rajonipress/