Rikthim perfekt nga lëndimi, Zymer Bytyqi shënon në fitoren e thellë të CSKA Sofjes

Zymer Bytyqi ka bërë rikthim spektakolar nga lëndimi, duke shënuar gol për skuadrën e tij CSKA Sofje.
Sulmuesi kosovar ka humbur 11 ndeshjet e fundit me gjigantin bullgar shkaku i lëndimit.
Megjithatë ai ka lënë mbrapa lëndimin e pësuar dhe është aktivizuar në 28 minutat e fundit ndaj Spartak Varnas.
Anësori dardan ka shënuar golin e pestë në këtë ndeshje, gol që ishte për rezultatin përfundimtar 5-0 për skuadrën e tij.
Në 14 ndeshje këtë edicion për CSKA Sofjen, Bytyqi ka realizuar tre gola dhe ka asistuar në tre të tjerë në kampionat, derisa ka edhe një gol në Kupën e Bullgarisë. /Telegrafi/