Fundamenti

Ri-dizajnimi i Evropës

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Suksesi i lëvizjeve secesioniste dhe për pavarësi në përgjithësi ka shoqëruar ndryshimet e mëdha në rregullin gjeopolitik të Evropës, të cilat së paku gjatë 150 viteve të fundit kanë ndodhur për çdo dy apo tri gjenerata.

Nga viti 1989 deri në vitin 1992, ndodhi vala e katërt e krijimit të shteteve në Evropë, e nxitur pas rënies së komunizmit dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik. Në hapësirën gjeografike, në të cilën në vitin 1989 ekzistonin tri shtete (Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik) sot kemi ndërmjet 23 apo 24 shtete, varësisht prej asaj se kush e bën numërimin.

Spektri i separatizmit duket se këtyre ditëve po qëndron pezull mbi Evropë. Duke filluar nga Belgjika, Britania dhe Ballkani, e deri te Katalonia dhe Kaukazi, lëvizjet rajonale për pavarësi apo autonomi po forcohen çdokund. Dhe nëse Bashkimi Evropian nuk arrin të frenojë krizën e vet aktuale ekzistenciale, historia sugjeron se këto lëvizje mund të bëhen edhe më të fuqishme dhe më të suksesshme, duke e transformuar atë Evropë që e kemi njohur në dy dekadat e fundit.

Suksesi i lëvizjeve secesioniste dhe për pavarësi në përgjithësi ka shoqëruar ndryshimet e mëdha në rregullin gjeopolitik të Evropës, të cilat së paku gjatë 150 viteve të fundit kanë ndodhur për çdo dy apo tri gjenerata. Si pasojë, ndryshimi i baraspeshës së pushtetit në Evropë, që u nxit pas bashkimit të Gjermanisë nga ana e Bizmarkut dhe rënies së Perandorisë Osmane, nxiti procesin i cili në vitin 1878 lejoi shtetet e vogla, si Bullgaria, Serbia dhe Mali i Zi që të sigurojnë njohje ndërkombëtare në Kongresin e Berlinit. Në vitin 1918, shembja e perandorive të mëdha (e asaj të Habsburgëve, asaj Osmane dhe asaj të Romanovëve) në fund të Luftës së Parë Botërore, mundësoi një rreth të ri të ritërheqjes së vijave, me shtetet si Shqipëria, republikat Baltike, Çekosllovakia dhe Polonia, të cilat dolën nga pushteti i Perandorive, nën pushtetin e të cilave ishin, duke lejuar që këto shtete të bëheshin anëtare të plota të komunitetit ndërkombëtarë.

Pas vitit 1945, pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore dhe procesit të dekolonializimit, shumë vende në Afrikë dhe në Azi fituan pavarësinë.

Nga viti 1989 deri në vitin 1992, ndodhi vala e katërt e krijimit të shteteve në Evropë, e nxitur pas rënies së komunizmit dhe shembjes së Bashkimit Sovjetik. Në hapësirën gjeografike, në të cilën në vitin 1989 ekzistonin tri shtete (Çekosllovakia, Jugosllavia dhe Bashkimi Sovjetik) sot kemi ndërmjet 23 apo 24 shtete, varësisht prej asaj se kush e bën numërimin.

KKVITI

Në aspektin global, shifrat flasin vetë: në vitin 1914, para fillimit të Luftës së Dytë Botërore, në botë kishte 59 shtete të pavarura. Në vitin 1950 kishim 89 shtete, ndërsa në vitin 1995 numri i tyre u rrit në 192.

Dhe ky trend ende nuk ka përfunduar. Në Kaukaz dhe Anadollinë Lindore, Abkazia, Çeçenia, Nagorni-Karabahu, Osetia e Jugut, kurdët në lindje të Turqisë dhe veri të Irakut dhe turqit në veri të Qipros, që të gjithë kanë shpallur një lloj të pavarësisë apo të autonomisë.

Evropa Juglindore ka ndikuar që të lindë termi “Ballkanizim”. Në Bosnje, kroatët ende ëndërrojnë që të rikrijojnë etnitetin e tyre që kanë pasur gjatë kohës së luftës, apo që një ditë ti bashkohen Kroacisë, e as serbët në Bosnje nuk do të kishin asgjë kundër që etniteti i tyre, Republika Serbe, të shpallte pavarësinë apo të bashkohej me Serbinë. Në ndërkohë, rajoni i Sanxhakut, që shtrihet në kufirin mes Malit të Zi dhe Serbisë, do të ishte i lumtur të bashkohej me Bosnjën. Serbët në veri të Kosovës kanë shpallur autonominë e tyre nga Prishtina, ndërsa shqiptarët në Luginë të Preshevës gjithashtu në të kaluarën kanë shprehur dëshirën e tyre për bashkim me Kosovën. Ngjashëm, shqiptarët në perëndim të Maqedonisë në vitin 1990 kanë shpallur Republikën e Iliridës dhe tani po kërkojnë federalizmin e Maqedonisë.

Me rëndësi është te theksohet se forcimi i separatizmit në Evropën Perëndimore gjatë dekadës së kaluar ka pasqyruar probleme të ngjashme me ato ekzistuese në lindje, duke vënë në dyshim mençurinë konvencionale se demokracia dhe prosperiteti ekonomik zbehin tendosjet dhe aspiratat nacionaliste.

Separatizmi në Evropën Perëndimore ka marrë dy forma, atë të refuzimit të shtetit ekzistues (Belgjika, Spanja dhe Britania) dhe refuzimin e BE-së si tërësi. Në Skoci, siç vërejti së fundi Charles King, separatizmi sot është më i fuqishmi, që nga koha e heroit kombëtarë të skocezëve, William Wallace. Ngjashëm, nacionalistët flamanë në Belgjikë janë forcuar në vazhdimësi gjatë dekadës së kaluar, ndërsa në Spanjë, në nëntor, partitë separatiste fituan gati dy të tretën e ulëseve në zgjedhjet rajonale në Kataloni. Madje as SHBA-ja nuk është imune-së fundi, 113 mijë persona nënshkruan peticionin në përkrahje të pavarësimit të Texasit.

Ajo që po shton edhe më shumë trysninë separatiste dhe secesioniste ndaj rregullit ekzistues gjeopolitik të Evropës, është edhe forcimi i pakënaqësisë me punën e BE-së. Në Britani, një anketë e bërë në nëntor të vitit 2012, dëshmoi se 56 për qind e britanikëve do të votonin për dalje nga BE-ja. Në Gjermani, anketa e bërë në verën e vitit të kaluar, dëshmoi se 49 për qind e gjermanëve ishin të mendimit se do të jetonin më mirë, nëse vendi i tyre nuk do të ishte në BE. (National Interest)