United Hospital

Zemaj pas dështimit të formimit të qeverisë: Osmani mos të lejojë ndërhyrje nga askush në vendimin e saj, t’i respektojë afatet

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Deputeti i Lidhjes Demokratike të Kosovës, Armend Zemaj, është deklaruar për media pas dështimit të formimit të qeverisë nga ana e VV’së, ku mandatar ishte Glauk Konjufca.

Zemaj ka thënë se ata kishin paralajmëruar dështimin e formimit të qeverisë, ku sot, siç tha ai, u shpërfaq ‘’tendenca e VV’së për kapjen e institucioneve’’.

‘’Më në fund u pa edhe shfaqja teatrale në fat të keq të Kosovës nga VV’ja. Loja me numra këto 8 muaj dhe dështimi për formimin e qeverisë së re, ishte paralajmërim i joni dhe shpërfaqi tendencën e VV’së për kapjen e institucioneve, keqpërdorimin e parasë publike. Kuvendi sot nuk miratoi edhe mandatarin e dytë, vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme’’, ka thënë ai.

Më tej, ai i ka bërë thirrje presidentes Vjosa Osmani që të respektojë afatet kushtetuese, dhe të mos lejojë ‘’asnjë ndërhyrje të kujtdo qoftë në vendimmarrjen e saj’’.

ARKATANA

‘’Ata të cilët nuk e kanë pranuar dhe kanë mashtruar se i kanë numrat, është LVV’ja. Nga fillimi dhe përfundimi i zgjedhjeve të 9 shkurtit, këta kanë deklaruar që e kanë një shumicë, atë shumicë u dëshmua se nuk e kanë pas. Bllokuesi dhe emri i përveçëm i kësaj bllokade sot e murr përgjigjen edhe me votë në Kuvend. E thërrasim presidenten e vendit t’i respektojë afatet kushtetuese, dhe të mos lejojë asnjë ndërhyrje të kujtdo qoftë në vendimmarrjen e saj’’, ka shtuar ai.

Në fund, Zemaj ka thënë se mandatimi i Konjufcës, ishte sa për ‘’kaluar 15 ditë’’

‘’Me votimin kundër të mandatarit të dytë, edhe pse për neve ishte mandatar sa për të kaluar këtë 15 ditësh, mendoj se ka përfunduar gjithçka’’, ka shtuar ai në fund. /GazetaExpress

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.