Fundamenti

Republikanët fillojnë me grumbullimin e nënshkrimeve për deputetë popullorë dhe këshilltarë komunalë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Partia Republikane, në krye me Avdil Ramadanin, është subjekti i parë, që nesër fillon me grumbullimin e nënshkrimeve për deputetë në Parlamentin e Serbisë.

Ky subjekt politik, selia e të cilit gjendet në Sentë të Vojvodinës, me një shtrirje partiake deri në Bujanoc, do të paraqite me një Listë prej 250 kandidatëve të mundshëm për deputetë, prej tyre 10 kandidatë nga komuniteti shqiptar.

Partia Republikane, e cila në kuadër të saj përfshinë pakicat kombëtare në Serbi, gjithashtu, në Komunën e Bujanocit paraqitet në garë me Listën prej 41 këshilltarësh komunalë.

FIDANISHTJA

Grumbullimi i nënshkrimeve për kandidatë të mundshëm për deputetë popullorë dhe këshilltarë komunalë, fillon nesër, në ora 10, 00, në zyrën e Partisë Republikanë, në Bujanoc, Rruga e “Moravës”, nr 226 dhe zgjat dy ditë.

Kryetari i Partisë Republikane për Bujanoc, Avdil Ramadani, apelon te anëtarësia e gjerë e këtij subjekti politik dhe simpatizuesit e saj, të vijnë për të mbështetur me deklarata nënshkruese Listën për deputetë republikanë dhe Listën për këshilltarë komunalë, ngase me përkrahjen e tyre ndryshmet do të vijnë, jo vetëm në qeverisjen lokale të Bujanocit, por edhe në atë qendrore të Beogradit, njofton Qendra për Informim e Partisë Republikane./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.