Eko Higjiena

“Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan kundër pasivizimit të adresave

/ 1 minutë lexim
Mobi Casa

Me moton “Kthema adresën”, shqiptarët në Medvegjë protestuan sot kundër veprimeve diskriminuese të autoriteteve serbe ndaj pakicës shqiptare.

Ata protestuan para stacionit policor në Medvegjë.

Protestuesve u priu kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar, Nevzad Lutfiu, deputeti Shaip Kamberi, kryetarja e Preshevës, Ardita Sinani, asamblistët shqiptarë në Medvegjë si dhe aktivistë të tjerë.

Gjatë protestës pjesëmarrësit ngritën zërin kundër politikave diskriminuese dhe shpopulluese serbe ndaj komunitetit shqiptar.

ARKATANA

“Diskriminimi i Serbisë ndaj komunitetit shqiptar ka arritur kufijtë e racizmit. Nuk ka mbetur asnjë familje shqiptare pa u prekur nga ky proces”, u tha gjatë protestës.

Në Serbi jetojnë më shumë se 60.000 shqiptarë, të cilët përbëjnë pakicën e katërt më të madhe atje, sipas regjistrimit të fundit të popullsisë më 2022.

Në protestat e mbajtura, fillimisht në Bujanoc, e më pas në Preshevë, u bë thirrje për njohje të diplomave të Kosovës, për integrim nëpër institucionet shtetërore të Serbisë, për lejim të përdorimit të simboleve kombëtare shqiptare dhe për zgjidhjen e çështjes së pasivizimit të adresave. /Telegrafi/