Fundamenti

Reciprociteti ëndërr – realitet në prozë

/ 5 minuta lexim
Mobi Casa

Nga Arsim Halili – Të shkruash prozë e në veçanti roman është proces mjaft i mundimshëm, si nshpirtëror, po aq edhe fizik. Ndërtimi raportit mes autorit dhe protagonistit dhe raportit me lexuesin, krijon paralele komunikimi, për të cilën gjë duhet pasur kujdes. Ky interferim reciprok qoftë në konflikt, apo në shthurrje, është sfidë në vete. Një gjë të tillë duhet ta kuptohet krijuesi kur futët kësaj rruge, duhet ta peshojë mirë fjalën që të dominojë në botën psikologjike te fëmijët.

Fëmija ndonëse në botën e tij iluzioniste, këtë rast edhe si lexues nuk pranon shabllone. Fëmija – lexues, ndonëse në shikim të parë nuk ua lejon mosha të perceptojë thellësinë strukturale estetike të një vepre, natyrisht se megjithatë po nuk qe e tillë estetikisht që ta kënaq atë, ai do të mbetët i dëshpëruar.

Duke e lexuar romanin për fëmijë “Ëndrra e Malit të autorit Bilall Maliqi, natyrisht që në pamje të parë na jep diçka të zakonshme, qoftë nga strukturimi narrativ, po edhe nga mënyra lineare e ndërtimit të kësaj vepre. Ajo që do të thoja që në fillim lexuesit mbase do të krijoj instinktin për ta deshifruar nocionin e ëndrrës si proces psikologjik, fenomen i cili ndodh te çdo njeri, por edhe si proces fizik që njeriu ndërton, planifikon e realizon një vizion të caktuar jetësor përmes veprimeve të tij.

Procesi narrativ komunikuese del hera- herës, sikur jemi duke lexuar fabula, me raste edhe i largohet kësaj, sepse komunikimin e kthen mes njerëzve, duket se ky komunikim për autorin ka një qëllim që lexuesi të ndjehet më i relaksuar mes botës iluzionistë dhe asaj reale.

Kryesisht topika e rrëfimit shtrihet në eksterier natyror e fare pak në enterier. Komunikimi mes Gjyshit Bim dhe nipit të quajtur Mal, rezulton një gjë e përbashkët në shpirtin e tyre, se ka një peng. Gjyshi ka mall vendlindjen, ndërsa nipi nostalgji për vendlindjen e të parëve të tij. Ky provokim i ndjenjave reciproke, krijon një lloj binomi psikologjik. Nëse për gjyshin ishte një ëndërr e tejkaluar i cili relaksohej vetëm me atë që kishte kaluar ndër vite, te personazhi i quajtur Mali, ndizej dëshira për të parë konkretisht atë që rridhte nga rrëfimi i gjyshit.

Në narrativen e kësaj proze vendoset një pikë atakuese udhëtimi në ëndërr( imagjinatë), dhe jo në realitet të zakonshëm, fundja sa do periferik të jetë një vendbanim është i realizueshëm. Ndërsa udhëtimi në ëndërr ndonjë rast mund të mbetët vetëm dëshirë në mendjen e njeriut. Ajo që fitohet edhe te njëra edhe te tjetra janë elementet psikologjike si :Nostalgjia për të kaluarën dhe koshienca për të ardhmen. Në kompozicionin e kësaj vepre vërehet përballja e protagonistit me lepurin veshgjatë, fluturën, gjarprin, malin, lisin, lumin, xha Bariun, xha Mesokohën etj.

Ndonëse ambienti i malit është i mbushur me egërsira, autori i shmang ato, thjeshtë ballafaqimin e vogëlushit e bënë vetëm përmes atyre kafshëve që janë të buta dhe të shpejta ashtu si; është vet ëndrra.

Mobi Casa

Po ashtu një element mjaft i rëndësishëm që synohet, pa dyshim është edhe dashuria për ambient të pastër. Shihet nga fokusimi i vizualitetit bartët kryesisht në mal dhe fushë, atje ku janë edhe mushkrit e natyrës.

Natyrshëm këto pigmente shtojnë dashurinë edhe për hapësirën rustikale. Pa ndonjë digresion të madh, ndërtohet edhe ana semantike e atyre fjalëve që fëmija- lexuesi, mund t’i ndesh për herë të parë në përdorimin e fjalorit të tij modest. Një gjë e tillë përcillet qoftë përmes pyetjeve të strukturuara për ndonjë gjë që Mali mund ta ketë
dëgjuar për herë të parë, por edhe pyetjeve retorike për shumë fenomene të natyrës apo edhe të kafshëve si psh :

Ku jetojnë lepujt ?
Gjarpri kur nuk e ngacmon nuk sulmon !
Si dhe prezenca e sinonimeve siç është rasti i fjalës :
– Kaҫakë që ka dy kuptimësi për duhanin e papërpunuar
– Kaҫakë për njerëzit kryengritës që jetonin të fshehur nëpër male .
– Dualizmi fjalëve Mal – mal njëri emër njeriu tjetri emër vendi
– Bari ,që mund të jetë emër njeriu po mund të jetë edhe ruajtës i kafshëve në natyrë

Apo fëmijët mund të jenë në kërkim të njohurive të reja psh: Fenomeneve natyrore dhe
kohore. Apo dilemat sa mund të jetoj një flutur .
Për fund mund të shtohet se romani është i kapshëm për lexuesin, për nga gjuha rrëfimore.
Herë – herë është po ai komunikim , që mund të përdoret në përditshmëri

Stili i të shkruarit nuk dallon shumë nga veprat e shkrimtarëve të mëhershëm të letërsisë,
por edhe të sotëm. Autori bënë përpjekje përmes elementit të gjarprit ta fus elementin mitik- legjendar, apo aty këtu përmend edhe “Legjendat e Karadakut”. Pra, siç shihet romani mund të lexohet si një prozë e gjatë realiste.

Romani në fjalë ka vlerën artistike, sepse vetë struktura përmbajtësore, gjetja e motivit si
përdorimi i shprehjeve mitologjike, fjalëformimet etj., japin një vlerë të qëndrueshme kësaj proze interesante për lexim dhe për shtjellim./rajonipress/