FITORJA

Vetëmenaxhim edhe për shqiptarët në Serbi? Flet Shaip Kamberi

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryeministri i Kosovës Albin Kurti ka përsëritur edhe një herë kundërshtimin e fortë për draft statutin e asociacionit duke thënë se qëllimi kryesor e ekipit menaxhues ishte krijimin e një Republika Sërpska në Kosovë.

Në një lidhje direkte me “Ditari” në A2 CNN, Shaip Kamberi, deputet shqiptar në parlamentin e Serbisë, theksoi se zgjidhja duhet kërkuar në kuadër të asaj që lejon Kushtetuta e Kosovës.

“Nuk mund të lejojë kurrsesi ndërtimin e standardeve më të larta nga ato të vetë BE-së për pakicat, dhe jo lejimin e situatave të tilla kur këto standarde unike do të kishin vlerë vetëm për një komunitet në Ballkanin Perëndimor,” shtoi deputeti shqiptar në Serbi.

Ai theksoi se qëndrimi i tyre është i njohur: “Kërkohet reciprocitet dhe që çdo lloj e drejte që u jepet serbëve të jetë në simetri me të drejtat që i jepen komunitetit shqiptar në Luginë.”

FIDANISHTJA

Ndërsa, sa i përket modelit të Kroacisë për pakicat kombëtare, të cilin Vuçiç e refuzoi për Kosovën, Kamberi shpjegoi se ngërçi në këtë rast qëndron te fakti që Serbia do të këmbëngulë deri në fund për të nxjerrë diçka më tepër nga ajo që ka bërë në Kroaci.

Sipas tij, Serbia kërkon që të ketë mekanizma të përhershëm me të cilat kërkon që të kontrollojë stabilitetin në Kosovë.

Zgjidhja, thotë Kamberi, duhet kërkuar vetëm në kuadër të Kushtetutës dhe që parimet për pakicat të mos jenë të natyrës ekskluzive për serbët./A2news

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.