Eko Higjiena

Rashiti: PDK-ja do të jetë adresa e çdo të riu e të reje që dëshiron të kontribuojë për Gjilanin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Fuqia e Rinisë në Kosovë është dëshmuar historikisht, me ta ka nisur çdo proces i rëndësishëm për lirinë dhe ndërtimin e shtetit ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Askush sikur rinia nuk e ka vullnetin, dëshirën, guximin dhe vizionin për të ardhmen e shoqërisë dhe zhvillimin e vendit tonë.

Për të gjithë Ne, rinia ishte adresa jonë e parë që na mundësoi rrugëtimin për kontributin për parti e shtet. Ne do të vazhdojmë të jemi shpresë për qytetarin dhe duhet të fokusohemi te e ardhmja e përbashkët.

Mobi Casa

Rinia duhet të rritet e forcohet edhe në Gjilan, sot në degën e PDK-së bashkë me RDK-në kemi formuar komisionin për organizimin e zgjedhjeve të brendshme në rini, si dhe kemi miratuar planin e aktiviteteve të fushatës, e cila do të zgjasë deri më 20 nëntor 2022.

Ftojë të gjithë të rinjët e Gjilanit që e kanë moshën e angazhimit politik, që të afrohen me ne dhe të bëhen pjesë e zgjedhjeve të RDK-së.

Angazhimi juaj përmes Rinisë Demokratike të Kosovës, është rrugë e mundësive reale për të ndryshuar jetën tuaj dhe të të tjerëve.
Andaj ejani dhe na bashkohuni në rrugën tonë të suksesit, të ndryshimit për të mirën tonë të përbashkët, për Gjilanin dhe vendin tonë.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.