Luta: Regjimi i Kurtit përmbyset në Gjilan, Lumiri: E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë!
Gjilan – Unë e kryeministri në ardhje, Prof. Dr. Lumir Abdixhiku, u kërkojmë falje të gjithë rugovistëve të cilët mbetën jashtë sallës ka shkruar Lutfi Haziri. Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës ka shkruar Lumir Abdixhiku.
Postimi i Lutfi Hziri: Regjimi i Kurtit përmbyset në Gjilan,
Ky është demonstrimi dhe mesazhi më i madh se LDK është më unike se kurrë. Ju faleminderit pafund për këtë mbështetje plebishitare!
Postimi i Lumir Abdixhikut:
Dhe nga Gjilani, vendlindja e kryengritësve të mëdhenj, patriotëve si Idriz Seferi, Mulla Idriz Gjilani e Agim Ramadani, më lejoni të them se s’ka forcë e as shpërthim, s’ka akt terrorist e as grup kriminal që mund të rrënojë shtyllat e Republikës.
E kemi mundur Serbinë një herë, do ta mundim gjithherë!
Koha ta mundim dhe ngecjen, izolimin e përçarjen e madhe brenda Kosovës. Unë besoj në Republikën e Kosovës!
Faleminderit Gjilan!