Dështon të mbahet seanca urgjente e Kuvendit të Komunës së Gjilanit

Ka dështuar sërish të mbahet seanca urgjente e Kuvendit, e cila u ftuar ditë më parë nga kryetari Hyseni për buxhetin 2025.
Në këtë seancë munguan këshilltarët e dy partive opozitare, LDK dhe PDK, dhe me këtë rast, kryesuesi i Kuvendit, Kushtrim Kadriu tha se me 13 këshilltarë prezentë, nuk ka kuorum për të filluar këtë seancë.
Ndërkaq, po sot, gjatë një konference të Lidhjes Demokratike, dega në Gjilan, kryetari i kësaj partie, z. Lutfi Haziri, numëroi parregullsitë që e kanë shoqëruar ekzekutivin rreth buxhetit për vitin 2025, si dhe dakordimin dhe vullnetin e mirë të subjektit të tij nga takimet e përbashkëta që kanë zhvilluar me subjektet politike për të kaluar këtë ngërç politik, thirrje kjo e iniciuar nga kryesuesi i Kuvendit të Gjilanit.
Ai fajësoi kryetarin e komunës së Gjilanit, z. Alban Hyseni, pasi, siç u shpreh, tha se njëanshëm thirri seancën urgjente, pavarësisht se kishte dakordim paraprak.
Derisa, kreu i Komunës, Alban Hyseni, ka paralajmëruar konferencë për media, e cila do të mbahet në Zyrën e Kryetarit.