FITORJA

Rashiti: PDK është rritur dhe do të rritemi edhe më shumë, për garën e re për t’i fituar zgjedhjet komunale

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Nuk është pak që mbi 10 mijë Gjilanas ia hoqën besimin dhënë pushtetit të VV-së, si pasojë e dështimeve të mëdha në të gjitha projektet kapitale për Gjilanin, si pasojë e degradimit të institucioneve tona dhe për keqpërdorimet e mëdha që i kanë bërë gjatë këtij mandati katër vjeçar qeverisës ka shkruar Riad Rashiti.

Postimi i plotë:

Të nderuar qytetarë të Gjilanit, anëtarë dhe simpatizantë të PDK-së
Pavarësisht rezultatit të zgjedhjeve në komunën e Gjilanit, procesi zgjedhor është zhvilluar i qetë dhe pa incidente, duke treguar pjekuri politike dhe maturi qytetare, për të realizuar secili të drejtën e vet për të votuar për subjektin e caktuar politik, bazuar në vlerësimet e tyre për punën e pushtetit dhe të opozitës në Gjilan dhe në Kosovë.

Nuk është pak që mbi 10 mijë Gjilanas ia hoqën besimin dhënë pushtetit të VV-së, si pasojë e dështimeve të mëdha në të gjitha projektet kapitale për Gjilanin, si pasojë e degradimit të institucioneve tona dhe për keqpërdorimet e mëdha që i kanë bërë gjatë këtij mandati katër vjeçar qeverisës.

Ne jemi falënderues për rritjen e besimit që e kanë treguar mbi 8 mijë qytetarë të Gjilanit (2500 vota më shumë se sa në zgjedhjet e vitit 2021).

Historikisht, prej vitit 2010 e këndej, ne si parti në Gjilan kemi pësuar rënie në secilin proces zgjedhor për shkak gjendjes jo të mirë në degë. Për herë të parë pas 15 vitesh, dje në Gjilan e kemi shënuar ngritjen dhe rritjen e parë si subjekt politik, falë unitetit të krijuar në degë, reformës së brendshme, ri-organizimit dhe kontributit të secilit anëtar në kuadër të strukturës sonë.

Hidromorava

I falënderoj dhe ju jam mirënjohës secilit qytetar, anëtarë, aktivistë dhe simpatizantë të PDK-së për punën e jashtëzakonshme dhe kontributin e tyre gjatë kësaj fushate, duke treguar fuqinë e PDK-së e cila është rritur dhe do të rritemi edhe më shumë, për garën e re dhe për t’i fituar zgjedhjet komunale.

I falënderoj kandidatët tanë për deputet, të cilët kanë bërë një fushatë tejet pozitive, ku puna e tyre bashkë me strukturën e degës, ka treguar se ne po ri-kthehemi gradual aty ku e meritojmë vendin tonë për të udhëhequr me Gjilanin.

Energjia, pozitiviteti, motivi që ka treguar struktura dhe anëtarësia e PDK në Gjilan, na bëjnë edhe më të vendosur për të vazhduar rrugëtimin tonë politik deri në fitoren e zgjedhjeve. Për ne, fushata për zgjedhjet komunale fillon që nga nesër e tutje.

Kjo fushatë e dëshmoi se ne, bashkë jemi shumë më të fortë dhe mund të arrijmë deri në fitoren e Partisë Demokratike të Kosovës.

Faleminderit të gjithëve juve, ju jam mirënjohës të pa përjashtim.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.