ARKATANA

“Vatra”: Fshati i lumtur – Projekt i Harruar nga Ekzekutivi!

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Lëvizja Vatra shpreh shqetësimin e saj të thellë për mos funksionalizimin e Fshatit të Lumtur, një projekt që ishte ndërtuar me synimin për t’u shërbyer kategorive sociale dhe personave me aftësi të kufizuara thuhet në reagimin e Lëvizjes “Vatra”.

Reagimi i plotë:

Është e papranueshme që ky projekt, i cili do të duhej të përmirësonte jetën e shumë qytetarëve në nevojë, të mbetet i bllokuar për shkak të mungesës së vullnetit nga ekzekutivi komunal.

Kryetari Alban Hyseni prej kohësh ka dështuar të veprojë për ta bërë funksional këtë hapësirë, duke kufizuar qasjen e këtyre kategorive në një të drejtë bazike për jetesë më të mirë.

FITORJA

Për më tepër, ndonëse buxhetohen fonde për këto projekte, ato nuk po shfrytëzohen për destinimin e tyre të duhur.

Kjo mungesë përgjegjësie dhe transparence është e pafalshme dhe kërkon një reagim urgjent.
Lëvizja Vatra kërkon nga Kryetari i Komunës që:
Të japë llogari publike mbi statusin e projektit dhe arsyet e mosfunksionalizimit të tij.
Të ndërmarrë menjëherë hapa konkretë për të hapur dhe funksionalizuar Fshatin e Lumtur.
Të sigurojë që buxheti i dedikuar për këtë projekt të përdoret në mënyrë të drejtë dhe transparente.

Nuk mund të ketë premtime boshe kur bëhet fjalë për kategoritë më të ndjeshme të shoqërisë sonë! Ne do të vazhdojmë të monitorojmë këtë çështje deri në zgjidhjen e saj./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.