Rashiti: Familjet tona po e ndriçojnë VJEDHJEN e Qeverisë me pagesat që bëjmë çdo muaj!

Gjilan – Në vitin 2025, Qytetarët e Kosovës nuk po paguajnë më shumë për shkak të krizës së energjisë globale, por për shkak të hajnisë së organizuar nga Qeveria Kurti dhe monopoleve të energjisë që i mbron ajo ka shkruar Riad Rashiti kryetar i PDK-së në Gjilan.
Postimi i plotë:
Transporti i energjisë që u ble me 1.11 euro për MËh, po na faturohet me 798 euro. Në shtetet e Ballkani ka pas rritje vetëm prej 10–30%.
Kjo nuk është ekonomi.
Kjo nuk është krizë.
Kjo është vjedhje e legalizuar!
Dhe ne qytetarët po paguajmë për:
- Marrëveshje të fshehta me kompani private
- Pazare në errësirë
- Heshtjen kriminale të ZRRE-së, por edhe për
- Fajin e mos reagimit të organizuar qytetar
Pra, ky është ABUZIM me paranë publike dhe POSHTËRIM i çdo fature që paguajmë!
Secili nga NE, duhet t’a NDRIQOJMË të vërtetën dhe jo vetëm faturat TONA.