UBT

Ramadani: Bujqësia është baza e shoqërisë moderne

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Komuna e Gjilanit me një relief mjaft heterogjen dhe me klimë të mesme kontinentale, ofron kondita të mira për zhvillimin e bujqësisë, përkatësisht degëve të saja si, Blegtorisë, Pemëtarisë, Lavërtarisë dhe perimkulturës. Sfida e këtij sektori do të jetë modernizimi i prodhimit bujqësorë, diversifikimi drejt agro-përpunimit, duke ngritur cilësinë në mënyrë të mjaftueshme për të konkurruar në tregjet rajonale dhe duke kultivuar produkte cilësore për nevojat vendore thotë Ramiz Ramadani drejtor për bujqësi.

Ramiz Ramadani është emëruar drejtor për Bujqësi i cili është inxhinier i diplomuar i Bujqësisë, ka qenë njëri prej udhëheqësve edhe më herët në këtë sektor. Është njëri prej autoriteteve që ka përvojën, angazhimin dhe përgatitjen e duhur që sektorin e dytë më të madh në komunën e Gjilanit ta udhëheq më parametra dhe kushte që ne të gjithë besojmë;

Për rajonipress Ramadani shpalos prioritetet kryesore të tij .Ramadani mendon se çështja kryesore në bujqësi tani është zbutja e papunësisë, krijimi i vendeve të reja të punës e kjo do të thotë rritja e produktivitetit në farmë, promovimi i mbjelljeve me vlerë më të lartë, rritja e numrit të bagëtisë, promovimi i aplikimit të masave agroteknike etj.

“Në disa nënsektorë kryesorë siç janë Qumështorët, Pemët dhe Perimet, cak do të jetë zënja e tregjeve vendore. Shumica e prodhimit lokal është me kualitet të lartë, konsumatorët i çmojnë ato, por përparimi duhet të bëhet në paketim dhe prezantim, që të zëvendësojnë artikujt e importuar të paketuar dhe të prezantuar mirë, por shpesh me kualitet dhe me prejardhje të dyshimtë” shton Ramadani.

Ramadani tha se plani strategjik ka synim rritjen e rolit shumëfunksional të bujqësisë. Në fokus janë nevojat për ristrukturimin e bujqësisë dhe agro-industrisë për të rritur konkurrencën në të gjithë sektorët bujqësorë dhe zinxhirit agro-ushqimor tha ai.

“Sfida e këtij sektori do të jetë modernizimi i prodhimit bujqësorë, diversifikimi drejt agro-përpunimit, duke ngritur cilësinë në mënyrë të mjaftueshme për të konkurruar në tregjet rajonale dhe duke kultivuar produkte cilësore për nevojat vendore”.

Uji Dea

Prioritetet strategjike që ka kjo ministri lidhet me faktin se bujqësisë do t`i jipet karakter zhvillimor duke filluar nga rritja e aftësisë konkurruese në sektorin e bujqësisë dhe agro – industrial. “Do të nxitet konsolidimi i fermave nëpërmjet një sërë aktivitetesh: Infrastruktura bujqësore: Ujitja, investimi në rrugët fushore, përmirësimi i përpunimit dhe tregëtimit të produkteve bujqësore, investime në modernizimin e stallave të bagëtive në ferma, ngritja e serrave komerciale në partneritet me fermerë” etj.

Ramadani si çështje tjetër përmend mbrojtjen dhe përmirësimin e mjedisit dhe menaxhimi i tokës bujqësore. “Masat agro-mjedisore kanë për qëllim ruajtjen e tokës bujqësore, përmirësimin e kushteve mjedisore dhe ruajtjen e biodiversitetit. Me prioritet do të ruhet dhe mbrohet toka bujqësore, menaxhimi i resurseve natyrore, zonimi i tokës bujqësore, mbrojtja e tokës nga erozioni dhe degradimi, pyllëzimi i sipërfaqeve të ç’veshura” etj.

Për Ramadanin diversiteti rural dhe ngritja e cilësisë së jetës, nëpërmjet krijimit të vendeve të reja të punës janë shumë të rëndësishme.”Kjo ka për qëllim përmirësimin e kushteve të jetesës në zonat rurale dhe promovimin e shumëllojshmërisë së ekonomisë rurale nëpërmjet zhvillimit të, turizmi rural, prodhimtarisë tradicionale, kultivimit të bletarisë, përpunimi dhe zejtaria lokale “etj.

Sipas tij edhe pse pretendojmë bujqësisë t`i japim karakter zhvillimor, vëmendje të veçantë do t`i kushtohet edhe më tutje subvencionimit të mbjelljeve pranverore dhe atyre vjeshtore.

“Mbështetje do tu japim këshillimeve praktike, panaireve dhe promovimeve tradicionale në të gjithë sektorët” tha Ramadani./rajonipress/