Fundamenti

Xhaka: Isha afër të bashkohesha me Romën, por jam i lumtur që jam pjesë e Leverkusenit

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Granit Xhaka është shndërruar në një lider për Bayer Leverkusen me mesfushorin me origjinë shqiptare që rezultoi një element kyç për skuadrën e drejtuar nga Xabi Alonso në fitimin e titullit kampion në Bundesliga, por edhe për arritjet e tjera me gjermanët që janë pranë finales së Europa League si dhe janë në finalen e Kupës së Gjermanisë.

Por, historia mund të ishte ndryshe për 31-vjeçarin pasi në të kaluarën ishte shumë pranë transferimit te Roma, me trajnerin atëhershëm të verdhekuqve, Jose Mourinho që ishte një “fans” i madh i mesfushorit.

Vetë Xhaka e pranon se ishte shumë pranë Romës, por shprehet se për mënyrën si shkoi tashmë është shumë i lumtur në Gjermani me Leverkusen.

UBT

“Kam qenë shumë pranë Romës, nuk kam arsye ta fsheh. Por, tratativa nuk u finalizua për disa detaje të vogla. Ndonjëherë gjërat thjesht nuk ndodhin, tani unë jam shumë i lumtur te Leverkusen.

Kam luajtur para disa vitesh në Bundesligë më pas kalova në Premier League, por mua nuk më pëlqen t’i krahasoj të dyja kampionatet. Mendoj vetëm për të tashmen që është Leverkusen dhe për këtë ndjehem shumë i lumtur”, u shpreh Xhaka.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.