GRANDEMALL

Qytetarët porosi për Albin Kurtin: Duam jetë të dinjitetshme, jo të varur nga subvencionet e lëmosha qeveritare

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – Qytetarë gjilanas të anketuar mendojnë se qasja e Qeverisë duke shpërndarë fonde përmes subvencioneve është e gabuar. Elbasani student mendon se Qeveria Kurti duhet të ofrojë jetë të dinjitetshme dhe të merret me jetën reale të qytetareve duke ulur çmimet e duke ofruar siguri në të gjitha fushat.

Qytetarët gjilanas të anketuar dëshirojnë që jeta e tyre të varet nga puna dhe ndershmëria, kurrsesi nga lëmosha e subvencionet qeveritare.

UBT

Zeqiri një 56 vjeçar mendon se Qeveria duhet të ofrojë punësime për rininë, siguri në të gjitha fushat. “Është e mërzitshme kur sheh çdo ditë Qeveria ndanë fonde e subvencione për kategori të ndryshme qytetarësh. Kështu fondet publike veç po keqpërdoren dhe nuk po arrihet asnjë rezultat” mendon ai.

Elbasani student mendon se Qeveria Kurti duhet të ofrojë jetë të dinjitetshme dhe të merret me jetën reale të qytetarëve duke ulur çmimet e ofruar siguri në të gjitha fushat.
“Çmimet kanë tejkaluar të gjitha parashikimet duke shkuar në ekstrem, ndërkohë që asnjë përpjekje e Qeverisë nuk po shihet për ta stopuar këtë trend negativ. Unë dua jetë të dinjitetshme dhe jo jetë që varet nga lëmosha e Qeverisë” shprehet Elbasani./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.