Qentë endacak rrezikojnë kalimtarët e rastit dhe nxënësit fillorist, komuna në gjumë

Gjilan – Një tufë e qenve endacak ka kohë që është shndërruar në makth për shumë kalimtar rasti e nxënës të shkollës “Thimi Mitko”. Askush nuk kujdeset për ta eliminuar këtë rrezik real derisa qytetarët bëjnë apel te komuna, që ta marrin seriozisht strehimin e këtyre qenve.
Qendra e qytetit për shumë kalimtar rasti dhe nxënës të shkollës “Thimi Mitko” është shndërruar në një arenë lufte, për shkak të frikës nga qentë endacak të pranishëm në atë pjesë.
Murati qytetar i cili çdo ditë e sjellë mbesën e tij në shkollë thotë se është dëshmitar i shumë rasteve kur fëmijët janë sulmuar nga qentë.
“Nuk e kuptojë heshtjen apo mos reagimin e komunës rreth kësaj dukurie. Qentë janë të rrezikshëm dhe vetëm zoti na ka shpëtuar në dy raste” shprehet ai.
Edhe, Muharremi një tjetër qytetar vlerëson se qentë po bëhen gjithnjë e më të ashpër dhe më të rrezikshëm.
“Tani vije koha e dimrit dhe këta qenë bëhen edhe më të rrezikshëm. E lus komunën që të zgjohet nga gjumi dhe të ndërmarrë masa mbrojtëse për të mbrojtur jetën e çdo kalimtari e sidomos të fëmijëve tanë” u shpreh ai./rajonipress/