Qemajl Mustafa me postim emocional për zyrtaren më të përgjegjshme: Prehu në paqe Drita

Gjilan – Jeta na sjell edhe këso lajme si ky mbrëmë: lajme që na befasojnë, që janë shumë të ftohta, që na stepin e na lënë pa fjalë. I tillë ishte njoftimi për ikjen në amshim të koleges tonë të veçantë në ekzekutivin e komunës së Gjilanit, Drita Bajrami Kajtazi ka shkruar ish kryetari i Gjilanit Qemajl Mustafa.
Postimi i plotë:
Drita ishte profil i veçantë i njeriut dhe i profesionistit. Ishte fjalëpak, e rregullt në punë, plotësisht e përgjegjshme e llogaridhënëse, plotësisht besnike ndaj detyrave të punës, ndaj kolegëve të saj dhe ndaj institucionit të komunës.
Drita e respektonte dhe e dëgjonte me kujdes secilin prej nesh, prandaj edhe ishte dhe do të mbetet përjetshëm e respektuar prej të gjithë neve që e patëm fatin e mirë dhe e njohëm nga afër.
Unë (në rolin e kryetarit të komunës), punova 6 vite me radhë me Dritën dhe me strukturën tjetër të ekzekutivit në komunën e Gjilanit. Shumica prej zyrtarëve, mjekëve e arsimtarëve ishin dhe prore janē të përgjegjshëm e të ndërgjegjshëm për misionin që e kishin nē shërbim të publikut por disa prej tyre përherë ishin dhe mbetën të veçantë sepse ata përveç dies dhe eksperiencës së tyre, armë të fuqishme në kryerjen e detyrave dhe në komunikim me publikun e kishin urtësinë dhe integritetin e tyre etik e njerëzor. E kishin dashurinë për njerëzit pa dallim, për kombin e për tokën tonë. E tillë ishte Drita Bajrami Kajtazi.
Besoj shumë që Dritën do ta kujtojmë të gjithë ne që e njohēm, si njërin nga shembujt më të mirë të njeriut, të profesionistit e të kolegut brilant.
Unë personalisht por edhe të gjithë ne që punuam dhe u sfiduam bashkë në punët e komunës i shprehim ngushëllimet më të sinqerta të dy familjeve të Dritës, miqëve dhe kolegëve për humbjen e saj.
Lamtumirë Drita!
Prehu në paqen e përjetësisë