Në qendër të qytetit sulmohen fëmijët nga qentë endacak, Fatgezim Ajvazi tregohet sy qel dhe i shpëton nga më e keqja

Gjilan – Fatgezim Ajvazi të hënën është treguar hero dhe i vëmendshëm. Siç ka shkruar në rrjetet sociale të hënën përballë kafiterisë “Palace” në Gjilan, jam ndodhur në një situatë aspak të mirë, ku e kam vërejtur se disa qenë endacak i kishin sulmuar dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare dhe un kam ndërhyrë dhe i kam shpëtuar.
Komuna e Gjilanit po tregohet e paaftë dhe e paditur për të menaxhuar me situatat e ndryshme që po ndodhin në qendër të qytetit të Gjilanit.
Qentë endacak po terrorizojnë çdo ditë fëmijët kurse Alban Hyseni dhe stafi i tij pa asnjë ndjenjë vazhdojnë të bëjnë gjumë e mos të brengosen.
Pikërisht të hënën rajonipress bëri një shkrim për këtë problematik aktuale dhe po dje ndodhi një rast, ku qentë endacak sulmojnë dy fëmijë.
Kësaj radhe në rolin e heroit u tregua Fatgezim Ajvazi i cili edhe ka bërë një reagim publik në rrjetet sociale të cilin po e postojmë në tërësi.
Reagimi i Fatgezim Ajvazit :
Sot deri sa isha duke ardhur në punë gjate rruges saktësisht përballë kafiterisë “Palace” në Gjilan, jam ndodhur në një situatë aspak të mirë ku e kam vërejtur se disa qenë endacak i kishin sulmuar dy fëmijë të moshës 13 dhe 15 vjeçare dhe unë kam ndërhyrë dhe i kam shpëtuar..
I bëjë apel institucioneve që të reagojnë sa më parë në mënyrë që mos të ndodh ndonjë fatkeqësi..