Afrim Cana ushtrues detyre i drejtorit në Spitalin e Gjilanit

Gjilan – Afrim Cana është caktuar ushtrues detyre nga drejtori i përgjithshëm i SHSKUK. Ndryshe Afrim Cana ka ushtruar detyrën e drejtorit në shëndetin mendor dhe është një kuadër profesionist në fushën e tij.
Të hënën Arsim Emini drejtor i deritanishëm i ka skaduar mandati i rregullt, ndërsa Drejtori i Përgjithshëm i ShSKUK me datë 28.04.2025 merr vendim për caktimin e dr.Afrim Cana ushtrues i detyrës së drejtorit në Spitalin e Përgjithshëm në Gjilan.
Ndryshe, dr.Afrim Cana ka ushtruar detyrën e Drejtorit të Shëndetit Mendor në Gjilan nga viti 2005 deri me tani, dhe ka lënë gjurmë pozitive në avancimin e këtij institucioni të rëndësishëm shëndetësor në Anamoravë./rajonipress/