Eko Higjiena

Qehaja: Kosova t’i forcojë kufijtë, mos ta neglizhojë kërcënimin nga ISIS

/ 4 minuta lexim
Uji Dea

Kosova nuk është aq e rëndësishme në politikbërjen globale që të jetë prioritet i sulmeve të ISIS-it, thotë drejtori ekzekutiv në Qendrën Kosovare për Studime të Sigurisë (QKSS), Florian Qehaja në një intervistë për Indeksonline.

Sipas Qehajës, shteti i Kosovës, Policia dhe Agjencia e Inteligjencës, duhet të bashkëpunojnë me qytetarë dhe ta shtojnë kontrollin e kufijve në mënyrë që Kosova mos të përballet me një sulm të mundshëm. Sipas Qehajës, ISIS po planifikon sulme në Evropë për të ndjell frikë dhe pasiguri.

Indeksonline: Sa rrezikohet Kosova nga sulmet terroriste të IS-it?

Qehaja: Është më se e qartë që ISIS planifikon sulme të organizuara në Evropë si pjesë e skenarit për ndjelljen e frikës dhe pasigurisë. Kjo për faktin se kjo organizatë, e vetëshpallur si shtet, ka potencial për aksione diversantë e terroriste ndaj caqeve institucionale por edhe në lokacione ku ka prezencë të madhe të popullatës. Qëllimi final është që të goditen shtetet në të cilat kanë ndikim më të madh global apo ato të cilat aktivisht punojnë kundër ISIS.

Shteti i Kosovës nuk shihet të jetë në listën prioritare të cakut për vetë faktin që nuk ka relevancë në marrëdhënie ndërkombëtare dhe si rrjedhojë efekti është më i vogël. Megjithatë, Kosova nuk përbënë përjashtim për arsye se shteti dhe shoqëria kosovare janë kërcënuar direkt nga protagonistë që janë me prejardhje nga Kosova. Rreziku i përdorimit të forcës – sipas mendimit tim i nivelit mesatar – duhet marrë me vigjilencë nga ana e organeve të shtetit por edhe nga shoqëria. Është më se e rëndësishme që qytetarët të bashkëpunojnë më organet e rendit për çdo indikacion në drejtim të identifikimit të grupeve ose individëve me qëllime të dhunshme ndaj shoqërisë. Policia duhet të intensifikoj përpjekjet për kontrollimin strikt të kufijve përderisa AKI duhet të intensifikoj bashkëpunimin me agjencitë homologe të inteligjencës në funksion të identifikimit të rreziqeve.

Uji Dea

Indeksonline: A po shkojnë të rinjtë e Kosovës drejt kësaj rruge, d.m.th. a ka kërkesa dhe cilat mund të jenë pasojat e kësaj?
Qehaja: Mund të thuhet që numri i individëve nga Kosova të cilët i bashkëngjiten këtij formacioni terrorist është më i vogël se vitin e kaluar. Kjo për faktin se krahasuar me vitet e kaluar, ka një kampanjë dhe një rritje të vogël të vetëdijesimit. Megjithatë, ka informacione që ende individë të caktuar vazhdojnë të shkojnë apo tentojnë të shkojnë në Lindje të Mesme si pjesë e vazhdueshme e punës së rekrutuesve. Puna e institucioneve në parandalimin e rekrutuesve vazhdon të jetë e ngathët dhe larg nga niveli i kërkuar.

Policia e Kosovës veç i ka shtuar forcat e sigurisë pikërisht për shkakun e kërcënimeve terroriste, a do të thotë kjo që qytetarët kosovarë kanë arsye të shqetësohen?

Konsideroj që nuk ka nevojë për shqetësim tek qytetarët. Megjithatë, kërkohet një vigjilencë dhe bashkëpunim me organet e rendit në funksion të dekonspirimit të çdo planifikimi të mundshëm. Lufta kundër ISIS është një luftë globale në të cilën edhe Kosova është pjesë e saj. Siguria mund të ofrohet vetëm atëherë kur ka një vetëdijesim të lartë qytetarë dhe bashkëpunim në funksion të arritjes së qëllimeve të përbashkëta – atë të parandalimit të rrezikut. Në të kundërtën, pasojat e mundshme nga ndonjë sulm eventual do të ishin shumë më të mëdha.

Në anën tjetër, edhe Serbia ka marrë masa kundër IS-it, çka nënkupton kjo? Cili është rreziku që po i kanoset Kosovës?

Çdo shtet në rajon ndihet i obliguar që të ngris nivelin e gatishmërisë tek organet e sigurisë. Serbia nuk përbën përjashtim këtu. Megjithatë, është dëshpëruese se ky shtet, pra Serbia, vazhdon të ketë qasje obstruktive ndaj Kosovës dhe si rrjedhojë të refuzojë çdo bashkëpunim policor dhe të sigurisë në funksion të luftimit të terrorizmit por edhe rreziqeve tjera. Kurse e njëjta e akuzon Kosovën në qarqe diplomatike se është burim i ekstremizmit të dhunshëm. Luftimi i këtij kërcënimi mund të bëhet vetëm me veprime të përbashkëta policore dhe inteligjente në të cilën Kosova vazhdon të përjashtohet, qoftë në bashkëpunime bilaterale por edhe në ato multilaterale (siç janë iniciativat rajonale të sigurisë).
/Indeksonline/