Qazim Laçi shënon gol për Sparta Pragën

Skuadra e Sparta Pragës ka barazuar 1:1 ndaj Sigma Olomouc, në ndeshjen e vlefshme për Chance Liga.
Golin për Spartan e shënoi futbollisti i Kombëtares së Shqipërisë, Qazim Laçi, shkruan Indeksonline
Laçi shënoi një gol të bukur në minutën e 61’të pas një asisti nga bashkëlojtari i tij, Vydra.
Për 29-vjeçarin ky ishte goli i katërt në të gjitha garat këtë sezon me fanellën e Sparta Pragës. Ai poashtu ka bërë edhe shtatë asiste./Indeksonline/