Mobi Casa

Projekti Marmaraj dhe tendencat për të paraqitur anën tjetër të kësaj medaljeje

/ 7 minuta lexim
Hidromorava

Nga Shqiprim Ahmeti – I ideuar për herë të parë në vitin 1860 e i cilësuar shpesh herë si “Projekti i shekullit”, Marmaraj është një projekt me karakter transportues i cili lidhë Azinë me Europën përmes tunelit hekurudhor nënujor duke kaluar nën ngushticën e Bosforit.

Njëri nga projektet më të mëdha ne fushën e infrastrukturës transportuese në botë, në plan ndërkombëtar pretendon t’a forcojë edhe më pozitën strategjike të Turqisë, ndërsa në planin lokal, i shtrirë në një gjatësi prej 76 kilometrash, ka për qëllim t’i lidhë vendet Halkali (Stambolli europian e) dhe Gebze (Stambolli aziatik) përmes një sistemi modern hekurudhor duke integruar gjithashtu edhe sistemin aktual qe lidhë pjesët periferike të Stambollit.

Marmaraj pretendon të ofrojë jetë të shëndoshë dhe cilësore urbane dhe mundësi më të mira transporti publik, gjithashtu duke përdorur energjinë elektrike nuk shkakton ndotje të ambientit duke ruajtur kështu veçantitë natyrore dhe historike të qytetit.

Historiku i Marmaraj: I projektuar për herë të parë në vitin 1904 nga tre inxhinier amerikanë, nën direktivat e Sulltan Abdylamid II dhe i quajtur “Tünel-i Bahri”, Marmaraj fillimisht është ideuar në vitin 1860, në vitin 1987 është paraqitur projekti ideor duke vazhduar me studimin e fizibilitetit në vitin 1995, me anë të të cilit është konstatuar se projekti ideor i vitit 1987 është i arsyeshëm dhe si i tillë i nevojshëm për Stambollin.

Pas përfundimit të fazës projektuese më 1998 dhe nënshkrimit të marrëveshjes për financim mes Turqisë dhe Bankës Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar në vitin 1999, punimet për Marmaraj – projekt ky i cilësuar edhe si një hap në përpjekjeje për të modernizuar ‘’Rrugën e mëndafshtët’’ – kanë filluar në vitin 2004.

Projekti është përfunduar afërsisht 4 vite më vonë se sa është paraparë. Arsyet më e madhe për këtë janë gërmimet arkeologjike në pjesët Uskudar, Sirkeci dhe Yenikapi, si rezultat i të cilave janë gjetur mbetje nga periudha Bizantine duke përfshirë këtu edhe zbulimin e limanit Theodosius , ish limanit më të madh të qytetit, e i cili i përket shekullit IV.

Stambollit i është dashur Marmaraj: Zgjerimi i sistemit hekurudhor në qytet, sigurimi i transportit publik me kapacitet të lartë i cili do t’i lidhë Europën dhe Azinë dhe i cili shihet si kontribuim në zgjidhjen e problemit të trafikut, kontribuimi në ruajtjen e vlerave historike dhe kulturore, shkurtimi i kohës së udhëtimeve, zvogëlimi i ngarkesave mbi dy urat e Bosforit, sigurimi i gjallërisë edhe më të madhe ekonomike duke lidhur vendet e largëta dhe duke i afruar qytetaret me vendet e punës janë vetëm disa nga të mirat që Marmaraj do t’i sjellë Stambollit dhe qytetarëve të tij.

Shkurtimi i kohës për rrugën Halkali – Gebze nga 185 ne 105 min është vetëm një shembull për shkurtimin e kohës së udhëtimeve dhe një fakt tjetër që tregon se Stambollit i është dashur Marmraraj. E kur jemi te koha, duhet të theksojmë se: kur sistemi të arrijë të punojë me kapacitet të plotë, atëherë do të ketë kursim kohe prej 36 milion orë në vit, kjo donë të thotë se njerëzimi në përgjithësi do të fitoj 100.000 orë në ditë (11.4 vite).

Uji Dea

Vlen të theksohet se do të ruhet përbërja ekologjike e detit Marmara, duke mos shkaktuar asnjë ndryshim apo dëmtim.

Tuneli hekurudhor i qendrës së Michigan (1906-1910), tuneli Maas në Rotterdam (1942) dhe tuneli i lumit Azhi ne Osaka janë vetëm disa nga shembujt e këtij lloj tuneli dhe aplikimit të tij në botë.

Pa dyshim se si njëri ndër projektet më të rëndësishme në botë, nuk ka kaluar pa tërhequr vëmendjen dhe interesimin e medieve ndërkombëtare, pjesa më e madhe e të cilave realizimin e tij e kanë cilësuar si ‘’realizim të ëndrrës 150 vjeçare’’ duke aluduar në periudhën e Sulltan Abdylmexhid përkatësisht kohën kur për here të parë është ideuar projekti (1860) dhe janë ndalur pikërisht në datën e hapjes zyrtare (29.10) dhe simbolikën e gjithë kësaj, të theksojmë këtu se 29 Tetori është Dita e Republikës së Turqisë (29.10.1923).

Përderisa Kanali televiziv “El Arabiya” e quajti projektin‘’Vepër që u përket vetëm faraonëve’’, e gazeta gjermane ‘’Bild” “Shark Express 3.0”, e përditshmja amerikane ‘’The Guardian” e cilësoi këtë si tendencë të ish krye bashkiakut të Stambollit, tash kryeministër i Turqisë z. Tayyip Erdogan, për të lënë “vulën” e vet në këtë qytet.
Kosto dhe investimet: I tërë projekti do të kushtojë 8 Miliardë Lira Turke ndërsa investitorët janë: Banka Japoneze për Bashkëpunim Ndërkombëtar, Banka Europiane për Zhvillim, Banka Europiane për Investime.

Kritikat si: përfshirja e panevojshme në projekt e dy linjave të vjetra periferike, linjat “Sirkeci – Halkali” ( 1955) dhe “Haydarpasa-Gebze” (1978), pastaj loja me shifrat e kapacitetit të udhëtarëve (nga 110,000 sa ishte paraprakisht në 2,700,000 udhëtarë Brenda ditës, kur kihet parasysh se janë ndërtuar vetëm 13.3 km hekurudhë të re), vendosja e tërë sistemit në vend të gabuar dhe rrjedhimisht mos zgjidhja e problemit të trafikut në Stamboll dhe dëmet që do t’i shkaktojë ambientit dhe natyrës pastaj edhe vlerave kulturo-historike javë vetëm disa nga kritikat që janë drejtuar kundrejt këtij projekti, por personalisht vlerësoj se të gjitha këto kritika apo akuza, pavarësisht se përmbajnë disa të vërteta dhe kundër argumente që na bëjnë të mendojmë edhe një herë e të mundohemi të zbulojmë anën tjetër të medaljes Marmaraj, përgjithësisht dalin të jenë jo shumë të qëndrueshme dhe janë të lehtëkontestueshme.

Ndër kritikat qe vlen te theksohen janë ajo e bërë nga përfaqësuesit e “Dhomës së Inxhinierëve të Makinerisë” të cilët akuzojnë se për hesape politike hapja e Marmaraj është bërë para kohe, duke mos marrë parasysh rreziqet që do të mund të vijnë si pasojë e mos përfundimit të të gjitha punëve teknike, dhe ajo e profesorit Murat Guvenç, profesor i Sociologjisë pranë Universitetit “ İstanbul Şehir” I cili tërheqë vërejtjen për mos bërjen e ndonjë analize apo studimi paraprak lidhur me atë se çfarë do të jenë pasojat socio-ekonomike të projektit, duke parashikuar, me të drejtë, rritjen e çmimeve të banesave dhe qirave dhe pasojat që më së shumti do t’i ndiejnë shtresa më pak e kamur dhe punedhenesit e vegjël në pjesët nga kalon i tërë sistemi hekurudhor në fjalë, e kjo është pasojë ‘’e natyrshme’’ dhe e pashmangshme e projekteve dhe investimeve të tilla.

Hapja zyrtare e Marmaraj u bë më 29 Tetor, ditën e Republikës së Turqisë, përkatësisht së bashku me shënimin e përvjetorit të 90 të saj, u bë plot 153 vite pasi ishte ideuar për herë të parë.

Shqiprim Ahmeti është student nga Gjilani, studion urbanistikën në Universitetin Mimar Sinan – Stamboll