Profesoreshë në UP pa doktoratë

Minevere Morina- Rashiti ka mbajtur katër vjet postin e prodekanes në Fakultetin e Edukimit dhe atë të ligjërueses në lëndët e shkencave sociale, duke marrë pagë mujore prej 1.300 eurosh, pa diplomë të doktoratës.
Mungesa e doktoratës së saj është vërtetuar kur Morina- Rashiti ka kërkuar të avancohet në gradë akademike, nga profesoreshë asistente në atë të avancuar.
Koha Ditore ka siguruar dokumente që dëshmojne se për këtë, profesoreshës Morina Rashiri i është kthyer vlerësim negative nga Komisioni recensus i Universitetit të Prishtinës “Hasan Prishtina”, me konstatimin se “ajo nuk ka diplomë të nostrifikuar të doktoratës”.
Kështu në konkursin e shpallur nga UP-ja për zgjedhjen e stafit akademik për lëndën Bazat e shkencave shoqërore me metodologji Minevere Morina- Rashiti kishte konkurruar për avancim në titullin professor i asocuar, bashkë me pesë profesorë të tjerë./tribuna/