Fundamenti

Perandori i fjalës – poezi nga libri “Iliada shqiptare”

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Poezi nga Atdhe Geci

Atdhe, naltoje këngën për Atdheun
për pellazgo-ilirinë dhe pjesët e tjera
jepi frymëzim muzës dhe marsho, në
gjeografinë ilire shtrihet atdheu ynë

Atdheu ka forcë të jashtëzakonshme
është pjesa e tërë e dheut arbëror, e
ëmbla tokë që e ndjejmë dhe e duam
hisja jonë e zotit, e diellit dhe e detit

Atdhe, jepi hov Lëvizjes Kombëtare
për Iliri, naltoje këngën për kthimin
e emrit Atdheut në emrin e vet, Iliri
e ardhmja do, jo në kufijtë e tashëm!

Eco Higjiena

Mbi atdheun e lashtë të shqiptarëve
u thyen tri perandori, plagët e tyre
ende i ndjejmë në trup! Dua t´i takoj
dijësit e mi, ata që na lanë vepra pas!

I mbushur me gjak pellazg të Naimit,
të Fishtës, Nënë Terezës, të Kadares
kjo tokë shqipesh të pellazgo-ilirëve
e do që ta naltojmë këngën për Iliri!…

Atdhe Geci – Prishtinë, Pogradec, 2024