Eko Higjiena

Presheva nga Tirana: Të rinjtë e pa punë, diskriminim kombëtar, nuk u njihet diploma

/ 4 minuta lexim

Politika, pengesë për njësimin e diplomave. Rektori i Tiranës: Çështja është politike, kërkojmë marrëveshje. Qindra të rinj nga Lugina e Preshevës dhe rrethinat që kanë përfunduar arsimin e lartë në Shqipëri.

Shqiptarët e Luginës së Preshevës, të cilët kanë studiuar në Shqipëri, janë të papunë, për shkak se shteti serb nuk u njeh diplomën dhe studimet e kryera në Shqipëri.

Edhe në rastin kur është bërë njohja e diplomës, procesi për të rinjtë shqiptarë të Preshevës është zvarritur deri në dy vjet.

Të rinjve shqiptarë në Luginën e Preshevës nuk u njihet diploma e studimeve të larta të kryera në universitetet e Kosovës apo të Shqipërisë, ndaj akademikët shqiptarë kanë kërkuar zbatimin e një marrëveshje për njohjen e diplomave shqiptare të njehsuar në të gjitha vendet e botës.

Dje, në rektoratin e Universitetit të Tiranës, kreu i UT-së, Dhori Kule, Galip Beqiri nga Këshilli i Pakicës Kombëtare dhe Shpëtim Çaushi, ambasadori shqiptar në Serbi, kanë bërë publike kërkesën për shtetin serb për njohjen e diplomave shqiptare, nënshkrimin e një marrëveshje dhe ndihmë për qindra të rinj të cilët presin të nisin punë pas përfundimit të studimeve. Sipas marrëveshjes, kërkohet që të njihen diplomat shqiptare në Serbi dhe ato serbe në Shqipëri.

Deklaratat

Mobi Casa

“Problemi i njohjes së diplomave tona nuk është problem i karakterit akademik, problemi është i karakterit tjetër, i karakterit politik, për të cilin edhe ne si akademikë i bëjmë thirrje politikës të afrohet më afër botës akademike që është gjithëpërfshirëse”, tha Dhori Kule, rektor i Universitetit të Tiranës. Sipas tij, bota akademike nuk ka cepa, prandaj politika duhet t’i bashkohet këtij “lobi”.
Në Luginën e Preshevës, të paktën 89% e popullsisë është shqiptare dhe shumica e të rinjve shkollohen në Tiranë ose në Prishtinë. Mosnjohja e diplomave shkakton një ngërç të madh sidomos në punësimin e tyre.
“Të ketë njohje të ndërsjella të diplomave, të pranohen edhe diplomat e Serbisë, por edhe diplomat e Shqipërisë në Luginën e Preshevës që të rinjtë tanë të mos kenë probleme me respektimin e diplomave. Qëllimi ynë është që kjo procedurë të shkurtohet dhe të pranohen diplomat ashtu siç janë”, tha Galip Beqiri nga Këshilli i Pakicës Kombëtare.
Sipas tij, aktualisht ka probleme me pajisjen e shkollave me tekste shqiptare, por edhe me trajnimin e stafit pedagogjik. Për përmirësimin e kësaj situate, kërkohet bashkëpunim i vazhdueshëm me Tiranën zyrtare.

Negociatat

“Të rinjtë kanë vështirësi që t’i merret në konsideratë arsimimi që kanë marrë dhe vështirësitë krijohen edhe në punësimin e tyre”, tha ambasadori i Shqipërisë në Serbi, Shpëtim Çaushi. Sipas tij, qeveria e re e këtij shteti e ka marrë në konsideratë dhe po nxitet nga ambasada të japë një përgjigje.
“Për sa i përket marrëveshjes për njohjen reciproke të diplomave, ne jemi në proces komunikimi me palën serbe. Ka pasur vonesa nga ana e tyre. Ne kemi paraqitur draftin tonë prej disa vjetësh dhe qeveria e re që ka ardhur na ka premtuar se këtë çështje do ta vërë në rendin e ditës dhe do ta përfundojë sa më shpejt”, sqaroi Çaushi.

Edhe pse prej vitesh në Shqipëri studiojnë shumë shqiptarë nga Presheva, shumë pak prej tyre u është njohur diploma nga pala serbe. Kreu i Këshillit Kombëtar të Luginës së Preshevës, në takimin e djeshëm, ka sqaruar se, edhe në rastet kur është bërë njohja e dokumentit, procesi është zvarritur deri në dy vjet.

Kule

“Problemi i njohjes së diplomave tona nuk është problem i karakterit akademik. Problemi është i karakterit politik, për të cilin besoj dhe ne si akademikë i bëjmë thirrje politikës që në këtë aspekt të afrohet më afër botës akademike që nuk ka cepa, është gjithëpërfshirëse”.(shqip)