Eko Higjiena

Shënohet 30 vjetori i veprimtarisë krijuese të Halim Hasanit, legjendës së aforizmit shqiptar, nga Lugina e Preshevës

/ 3 minuta lexim
Hidromorava

Në Pallatin e Kulturës në Bujanoc, u shënua 30 vjetori i veprimtarisë krijuese të Halim Hasanit nga Lugina e Preshevës, legjendës së aforizmit shqiptar. Në këtë ngjarje të zhvilluar kulturore merrnin pjesë përfaqësues nga jeta kulturore e arsimore, duke u nisur nga kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu, Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës nga Bujanoci, Bejtulla Bejtullahu, drejtori i Shkollës Fillore “Naim Frashëri” në Bujanoc, Fadil Ebibi, drejtori i Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Lluçan Qemajl Beqiri, pastaj mysafirë nga Gjilani e Dardana.

Për rolin dhe rëndësinë e krijimtarisë letrare të Halim Hasanit folën Hysen Këqiku, drejtues i Shtëpisë Botuese “Kurora” në Gjilan, kritikut letrar Nexhat Rexha, kryetar i Klubit Letrar “Nositi” nga Dardana, si dhe Arsim Halili, kritik letrar nga Dobrosini Komuna e Bujanocit.

“Aforizmat e sajuara nga Halim Hasani, janë shumë praktike, të kapshme dhe të rrjedhshme”, duke shtuar në vazhdim se “Po aq sa janë të bukura, të vlefshme dhe të përdorshme, po aq ka qenë interesimi i njerëzve me mendje të ndritur për të mbledhur dhe për të krijuar aforizma, prandaj letërsia shqipe është shumë e pasur me të tilla krijime”, shprehet redaktori i librit z. Hysen Këqiku.

Ai, gjithashtu, shton se “Halim Hasani ka shkruar edhe vepra të tjera historike dhe monografike, por hulumtimi i tij mendor, logjik dhe fisnik është gjetja, një nga një, e aforizmave, punë kjo e cila tregon seriozitetin, vullnetin dhe durimin e pashoq të tij dhe se këto aforizma, janë vazhdimësi e një pune shumëvjeçare të shkrimit dhe botimit të aforizmit shqiptar, të cilat për vlerën që kanë, është një sukses i madh, për t’u admiruar. se këto aforizma, janë vazhdimësi e një pune shumëvjeçare të shkrimit dhe botimit të aforizmit shqiptar, të cilat për vlerën që kanë, është një sukses i madh, për t’u admiruar”, thotë midis tjerash, drejtuesi i Shtëpisë Botuese “Kurora”, Hysen Këqiku.

Uji Dea

Manifestimin kulturor me rastin e 30 vjetorit të veprimtarisë krijuese të Halim Hasanit, legjendës së aforizmit shqiptar, nga Lugina e Preshevës e përshëndetën kryetari i Këshillit Kombëtar Shqiptar Nevzad Lutfiu, Kryetari i Degës së Organizatës së Veteranëve të Luftës nga Bujanoci, Bejtulla Bejtullahu, drejtori i Shkollës Fillore “Sami Frashëri” në Lluçan Qemajl Beqiri etj.

Madhështinë e këtij evenimenti kulturor e shtoi prania e nxënësve të Shkollës së Mesme “Sezai Surroi”, në Bujanoc , duke lexuar disa nga krijimet aforistike të Halim Hasanit.

Moderatorja e këtij manifestimi letrar Mimoza Klaiqi, për fund fjalën ia jep shkrimtarit Halim Hasani, i cili pasi diskutoi rreth rrugëtimit të tij krijues 30 vjeçar, falënderoi të pranishmit për pjesëmarrje dhe për nder të tyre shtroi një koktej modest me ndihmën e drejtoratit të Pallatit të Kulturës./Sevdail Hyseni/rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.