GRANDEMALL

Policia në Gjilan me aktivitet sensibilizues me moton: “Bëhu hero i jetës tënde”

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, në kuadër të projektit “Thuaj jo drogës”, projekt i cili është realizuar në bashkëpunim me Drejtorinë e Policimit në Bashkësi dhe Parandalim Prishtinë, me qëllim të vetëdijesimit të qytetarëve, e në veçanti të të rinjve, lidhur me rreziqet që sjell përdorimi i substancave narkotike, përmes njësive policore në komunitet ka realizuar një aktivitet sensibilizues në qytet me moton: “Bëhu hero i jetës tënde – për një rini të shëndetshme dhe pa droga. Mos e shkatërro jetën me drogë!”

Gjatë këtij aktiviteti, zyrtarët policorë nga stacioni policor Gjilan, kanë shpërndarë fletushka informuese dhe edukative për qytetarët, në të cilat janë përshkruar pasojat e përdorimit të drogës, ndikimet shkatërruese në shëndetin fizik e mendor, si dhe janë treguar rrugët ligjore për të raportuar rastet e abuzimit apo shpërndarjes së substancave narkotike.

GRANDEMALL

Ky aktivitet u zhvillua në zona të frekuentuara nga të rinjtë, si parqe, sheshe dhe afër institucioneve arsimore, me qëllim që mesazhi të arrijë sa më drejtpërdrejt tek grup moshat më të rrezikuara nga ky fenomen.

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan mbetet e përkushtuar përveç luftimit me bazë ligjore kundër narkotikëve, të vazhdojë edhe me aktivitete parandaluese dhe ndërgjegjësuese në bashkëpunim me komunitetin, institucionet arsimore dhe organizatat partnere./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.