GRANDEMALL

Policia në Gjilan arreston tre të dyshuar për konsumim të veprës penale “falsifikim i parasë”

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Si rezultat i hetimeve disa mujore dhe aplikimit të masave të fshehta dhe teknike nga Njësia e Krimeve Ekonomike dhe Antikorrupsion në Gjilan, janë siguruar informata të nevojshme dhe me datën 07.02.2018, është ekzekutuar urdhëresa e Gjykatës Themelore në Gjilan, për simulimin e blerjes së parave të dyshuara si të falsifikuara nga personat e dyshuar. Gjatë realizimit të urdhëresës, me rastin e simulimit të veprës penale, njësitet policore kanë arritur të ndalojnë tre persona të dyshuar, (në një pompë të derivateve në komunën e Kllokotit) dhe gjatë kontrollimit të tyre janë gjetur dhe sekuestruar; një armë e llojit bereta, me 6 copë fishekë, para në kartëmonedha prej 192×100 me vlerë të përgjithshme prej 19.200 € (nëntëmbëdhjetë mijë e dyqind) €, të cilat dyshohet të jenë të falsifikuara.

Vlen të cekët se kjo shumë e parave të falsifikuara do të blihej për 5.000 (pesë mijë) euro para origjinale.

Mobi Casa

Në këtë operacion policor janë arrestuar të dyshuarit:
• B. S. lindur me 1986 m/sh, shtetas i Maqedonisë
• B. R. lindur me 1997 m/sh/k
• B. R. lindur me 1993 m/sh/k

Pas arrestimit të personave të dyshuar, është njoftuar prokurori kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjilan i cili ka lëshuar aktvendim mbi ndalimin e tre të dyshuarave të lartshënuar njoftoj policia e Kosovës./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.