UBT

Kadriu: Me projektin e Bulevardit të punuar me Paint, kërkonte milionat e Gjilanasve, qasje joserioze!

/ 1 minutë lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Në seancën e fundit të Kuvendit Komunal, kryetari i Komunës, z. Alban Hyseni, prezantoi një dokument me të cilin kërkonte miratimin e fondeve për një projekt të rëndësishëm për qytetin. Megjithatë, ajo që pamë ishte një dokument me gabime gjuhësore dhe i përgatitur në mënyrë aspak profesionale, madje i realizuar me programin Paint, një vegël e thjeshtë për vizatim nga fëmijët ka shkruar Kushtrim Kadriu.

Postimi i plotë:

Fundamenti

Për zhvillimin e Gjilanit nuk mjaftojnë premtimet e zbrazëta dhe dokumentet e përgatitura shkel e shko.
Qytetarët meritojnë projekte të menduara mirë, të hartuara nga ekspertë dhe të bazuara në planifikim të qartë.
Na duhet përkushtim, seriozitet dhe llogaridhënie e plotë për çdo projekt që prek buxhetin dhe të ardhmen e qytetit tonë.

Kryetar, 3 vjet e gjysmë pritove me punu, tash mos u viktimizo!

Gjilani ka nevojë për kryetar me më pak fjalë e më shumë punë!