ARKATANA

Policia me fushatë vetëdijësuese për qytetarët

/ 2 minuta lexim
Hidromorava

Gjilan – Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, njësiti Sektorial i Stacionit Policor në Gjilan, në kuadër të zbatimit të planit operacional “Sezoni Veror 2022”, sot me datën 08/07/2022 kanë zhvilluar një fushatë vetëdijësuese në disa pjesë të qytetit të Gjilanit. Gjatë këtij aktiviteti janë shpërndarë fletëpalosje të cilat u bëjnë thirrje qytetarëve me theks të veçantë bashkatdhetarët që së bashku të kontribuojmë për sigurinë e përgjithshme në të mirë të të gjithë qytetarëve.

Policia përmes kësaj fushate apelon të qytetarët që të bëjnë kujdes për sigurinë e tyre dhe të tjerëve, me theks të veçantë që:
• Mos i leni çantat e dorës në vetura
• Mos i leni portofolët në vetura
• Mos i leni celularët në vetura

Drejtoria Rajonale e Policisë në Gjilan, inkurajon qytetarët dhe mediat që për të gjitha dukuritë negative që i vërejnë të njoftojnë Stacionin më të afërm të Policisë, apo përmes aplikacionit digjital “Lajmëro Policinë” dhe numrat kujdestarë:192; 03850807001. Të dhënat e juaja do të ruhen në konfidencialitet të plotë.

ARKATANA

Policia e Kosovës punon dhe vepron për një ambient të qetë dhe të sigurt për të gjithë qytetarët.

Zyra për informim dhe marrëdhënie me publikun

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.